PËR FUNDJAVË 6 RASTE POZITIVE ME COVID – 19 NË BUJANOC

Bujanoc, 13 dhjetor 2021 – Në 24 orët e fundit nga territori i rrethit të Pçinjës janë testuar për COVID-19 180 persona, prej të cilëve 16 kanë rezultuar pozitivë . Sipas raportit të sotëm, në Bujanoc nuk ka raste të reja të të prekurve me Covid -19

Një ditë më parë janë regjistruar 6 raste, ndërsa nga fillimi i muajit nga virusi Covid -19 janë prekur 38 persona nga Bujanoci.

Për shkak të përmirësimit të situatës epidemiologjike, Ambulanca e Bujanocit Kovid po punon në regjim të rregullt deri në orën 20, ndërsa të dielave nuk bëhen analiza përveç rasteve emergjente.

Në qarkun e Pçinjës, për të dytën javë radhazi, ka një rënie të dukshme , si të numrit të testimeve, po ashtu edhe të rasteve pozitive me Covid – 19.

Numri më i madh i të infektuarve dje është regjistruar në Vranjë -10 dhe Surdulicë 6 raste.

Në komunat e tjera, në 24 orët e fundit nuk ka asnjë rast të ri me koronavirus.

Në spitalet Kovid të Vranjës në trajtim spitalor janë shtruar 48 pacientë, të gjithë pozitivë me virus dhe me pneumoni.

Numri i pacientëve me oksigjen është 35.

Në 24 e fundit në Spitalet Kovid janë 4 pacientë të rinj për shkak të Covid -19 dhe 7 janë lëshuar nga spitali.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *