fbpx

SHESHI I BUJANOCIT ASNJËHERË MË I BUKUR, DYSHIMI NË PROKURIMIN PUBLIK MBETET

 

Bujanoc, 13 dhjetor 2021. – Përderisa sheshi i qytetit në Bujanoc po rrezaton me plot shkëlqim dhe asnjëherë nuk është dukur më bukur para festave të Vitit të Ri, përshtypjen e prish procedura e kryer e prokurimit publik, e cila krijon dyshime se është favorizuar kompania Art dekor nga Presheva.
Në procedurën e prokurimit publik të dekorimit për Vitin e Ri të sheshit në Bujanoc, komuna i ka ofruar punë edhe kompanisë Bliniks nga Presheva, e cila merret me shërbime fotografike.
Më pas, kjo studio fotografie dërgoi një ofertë prej 1.18 milionë dinarë, ndonëse dihej se Komuna kishte ndarë një milion dinarë për dekorimin e sheshit, gjë që ishte shënuar në ftesë.
Kjo ofertë u refuzua dhe ofertuesi i dytë Art dekor e mori këtë propjekt me çmimin prej 830 mijë dinarë, kompani kjo që së fundi ishte e ngarkuar me dekorimin e gazmendit familjare të kryetarit Nagip Arifi, për të cilën Bujanovaçke tashmë ka shkruar.
Ligji për prokurimin publik (neni 52) thotë se “autoriteti kontraktor, në të njëjtën kohë me publikimin e ftesës publike, mund t’u dërgojë ftesë subjekteve ekonomike që, në dijeninë e tij, janë në gjendje ta bëjnë prokurimin”.
Pa hyrë në aftësitë e studios fotografike për të ofruar shërbime dekorative, apo nëse oferta është dërguar qëllimisht apo aksidentalisht mbi vlerën e përcaktuar në ftesën publike, vetë procedura lë vend për dyshime se si menaxhohet paraja publike.
Kujtojmë se për dekorimin e qytetit në vitet e kaluara nuk janë ndarë mjete të mëdha, vetëm në vitin 2018 janë ndarë 400.000 dinarë për këtë qëllim.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *