fbpx

TË RINJËT NË AKSION: KUNDËR DISKRIMINIMIT DHE DHUNËS

 

Bujanovaçke, 11 dhjetor 2021.

Bujanoc, 11 dhjetor 2021. – Organizata The Future do ta realizoj projektin “Rinia në aksion” në Bujanoc, i cili ka për qëllim forcimin e kapaciteteve të të rinjve nga komuniteti lokal dhe ngritjen e vetëdijes për rëndësinë e promovimit të barazisë gjinore.
“Realizimi i aktiviteteve të planifikuara të projektit do të rrisë ndërgjegjësimin për rëndësinë dhe domosdoshmërinë e luftës për të drejtat e grave dhe luftën kundër të gjitha formave të diskriminimit dhe dhunës me bazë gjinore”, tha organizata.
Arritja e qëllimeve bazë të projektit do të sigurohet përmes sistemeve të arsimit joformal.
Pjesëmarrësit në këtë projekt do të kenë mundësinë të mësojnë dhe fitojnë njohuri dhe aftësi përmes punëtorive tematike dhe kreative interaktive, ndërkaq procesi i përvetësimit të tyre do të zhvillohet përmes bisedës, të menduarit kritik, individualisht ose në grup.
“Të premten u realizua aktiviteti i parë i projektit në nivel lokal, ku të rinjtë i njohëm me projektin dhe aktivitetet që do të realizohen deri në muajin mars, shënuam edhe Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut”, thonë në këtë organizatë.
Në këtë projekt, The Future është partnere e Klubit për Fuqizimin e të Rinjve 018 (MOC 018) nga Nishi dhe “Organizata Rome Prokuple” nga Prokupla, të cilat do ta zbatojnë projektin në qytetet e tyre.
Projekti mbështetet nga Ministria e të Drejtave të Njeriut dhe të Pakicave dh e Dialogut Social.




Leave a Reply

Your email address will not be published.