fbpx

PAJAZITI: KAMBERI NUK MUND TË JETË I PARI NË LISTËN ZGJEDHORE SHQIPTARE

 

Shkruan: N. Stevanoviq

Bujanoc, 9. shkurt 2022. Nëse Alternativës për Ndryshim nuk i jipet vendi i parë në listën e unifikuar zgjedhore të partive shqiptare për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, nuk do të ketë listë të unifikuar, tha për Bujanovaçke, kryetari i Këshillit lokal të kësaj partie në Bujanoc, Arbër Pajaziti.

Ai konfirmoi kështu spekulimet se pozicioni i parë i kandidatit për deputet është shkaku i konflikteve të ashpra mes Alternativës për Ndryshim dhe Partisë për Veprim Demokratik (PVD).

Ai theksoi, megjithatë, se nuk bëhet fjalë për arbitraritet të Alternativës apo interesa personale, por ekskluzivisht për respektimin e kritereve dhe parimeve të vendosura në vitin 2020 gjatë formimit të listës zgjedhore “Alternativa Demokratike Shqiptare – Lugina e Bashkuar”.

– Në atë kohë, të gjitha partitë që morën pjesë në zgjedhjet parlamentare dhe ishin pjesë e një liste të vetme, u pajtuan dhe vendosën një kriter të qartë se vendi i parë i takon partisë me më së shumti këshilltarë në Kuvendet e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës. Në atë kohë ishte PVD dhe i pari në listë ishte kryetari i saj Shaip Kamberi. Tani, megjithatë, Alternativa është partia më e fortë shqiptare dhe në asnjë rrethanë nuk do të heqim dorë nga ajo që na takon”, thekson Pajaziti.

Alternativa ka 15 këshilltarë në Kuvendin e Preshevës, 3 në Bujanoc dhe një në Medvegjë, që në total e bën partinë më të fortë me 19 këshilltarë, edhe pse në të tri komunat është në opozitë.

Në anën tjetër, PVD e Kamberit ka 17 këshilltarë dhe është në pushtet si në Bujanoc ashtu edhe në Preshevë.

– Nuk do të dorëzohemi para PVD-së. Kriter është kriter dhe nuk mund të ndryshohet si dhe kur i përshtatet dikujt. Ata duan të jenë të parët në listë dhe nuk kanë asnjë bazë për këtë. Nuk kanë thënë se mbi çfarë baze e kërkojnë atë vend të parë – thotë Pajaziti.

Ai theksoi se qëllimet e partisë së Kamberit u bënë të qarta kur thirrën mbledhjen për marrëveshje për listën zgjedhore, në të cilën nuk ishin ftuar përfaqësuesit e Alternativës, si partia më e madhe.

“Mbledhja në fakt duhet të organizohet nga ne, si partia më e madhe, por nuk është e diskutueshme që ta thërrasë ndonjë palë tjetër, përderisa të respektohet ajo që të gjithë jemi marrë vesh në vitin 2020”, thotë Pajaziti.

I pyetur nëse kandidat i Alternativës për deputet do të jetë kryetari i partisë, Shqiprim Arifi, ai u përgjigj se ende nuk është vendosur dhe se është ekskluzivisht vendim i tyre i brendshëm.

Në zgjedhjet e fundit parlamentare Partitë e bashkuara shqiptare fituan 26500 vota dhe fituan tre mandate parlamentare, rezultati më i mirë i arritur deri më tani.

Lista përbëhej nga kandidatët e Partisë për Veprim Demokratik (PVD), Partisë Demokratike (PD), Alternativës për Ndryshim, Lëvizjes për Progres Demokratik (LPD) dhe Lëvizjes për Reforma të Partisë Demokratike të Shqiptarëve.

Shkuarja në zgjedhje pa Alternativën mund të nënkuptojë pothuajse 8000 vota më pak, sq sa kjo parti ka pasur vota në zgjedhjet e fundit lokale në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.




Leave a Reply

Your email address will not be published.