Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 31. gusht 2022. Himni kombëtar i Serbisë “Drejtësia e Zotit” do të dëgjohet më 1 shtator edhe në shkollat e Bujanocit ku mësimi zhvillohetnë gjuhën shqipe.
Intonimi i himnit kombëtar në fillim të vitit shkollor u bë obligim në vitin 2021 ndërsa u kundërshtua nga kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve (KKSH) në Serbi, Ragmi Mustafa dhe deputeti nga Bujanoci, Shaip Kamberi.
Përkundër kësaj, drejtorët e shkollave thonë për Bujanovaçken se do do të ketë ekzekutim të himnit.
– Sigurisht që nesër do të ketë ekzekutim të himnit. Çdo mësues në shkollën tonë është informuar dhe himni kombëtar do të ekzekutohet në çdo klasë. Ne nuk kemi sistem të zërimit në shkollë, kështu që çdo mësues është përgjegjës që përmes telefonit ta lëshoj ekzekutimin e himnit kombëtar – thotë Vahid Iseni, drejtor i shkollës fillore “Muharem Kadriu” në Tërnoc.
Edhe nxënësit e shkollës fillore “Naim Frashëri” nesër para fillimit të orës së parë do ta dëgjojnë himnin kombëtar, ka konfirmuar drejtori Fadil Ebibi.
-Sigurisht që po. Është detyrë e çdo shkolle. Himni është ekzekutuar edhe vitin e kaluar – tha Ebibi.
Drejtorët theksuan se absolutisht gjithçka është gati për fillimin e vitit të ri shkollor në shkollat që ata drejtojnë.
Ndryshe, ligji parasheh që për mosinterpretim të himnit kombëtar në fillim të vitit shkollor, shkolla do të gjobitet nga 100.000 deri në 1.000.000 dinarë.
Vitin e kaluar, Mustafa u ka dërguar porosi drejtorëve që të japin dorëheqje nëse “nuk janë në gjendje të mbrojnë dinjitetin dhe integritetin e shkollës”, nëse e bëjnë ekzekutimin e himnit kombëtar.