fbpx

PARA NJËZET VITESH KONSTITUOHET KUVENDI I BUJANOCIT ME SHUMICË SHQIPTARE

 

Shkruan: N. Stevanoviq

Bujanoc, 30. gusht 2022. Njëzet vjet më parë është konstituuar Kuvendi i Komunës së Bujanocit, shumicën e të cilit, për herë të parë, e përbënin shqiptarët.

Një muaj më parë (28.07.2002) në komunë janë mbajtur zgjedhjet për këshilltarë me sistemin proporcional dhe zgjedhjet e drejtpërdrejta për kryetar të komunës, ku kandidati i atëhershëm i Partisë për Veprim Demokratik (PVD) Nagip Arifi ka mundur kandidatin e Koalicioni serb për Bujanocin, Novica Manojloviq.

Serbët kundërshtuan ashpër rezultatet e zgjedhjeve, duke deklaruar se u lejuan të votojnë shqiptarët nga Kosova, dhe se votimi u zhvillua disa orë pas skadimit të kohës së rregullt, kur qendrat e votimit duhej të ishin mbyllur.

Për të gjitha, në atë kohë, fajësonin veçanërisht kreun e Trupit Koordinues, Nebojsha Çoviq.

Megjithatë, rezultatet e zgjedhjeve u njohën përfundimisht.

Sipas raportit të OSBE-së, për Arifin votuan 11,399 (53,18 për qind), ndërsa për Manojloviqin 9,720 (45,35 për qind).

Arifi u bë kështu kryetari i parë shqiptar i komunës së Bujanocit.

Në zgjedhjet për këshilltarë, PVD-ja shqiptare mori më shumë vota (6288) dhe mandate këshilltarësh (13).

Me Lëvizjen për Progres Demokratik LPD) të Jonuz Musliju (8 mandate), shqiptarët kishin shumicën në parlamentin lokal.

Koalicioni serb për Bujanocin kishte marrë 5676 vota, që ka mjaftuar për 12 këshilltarë.

Megjithatë, u formua një qeveri multietnike, ku këshilltarët nga koalicioni serb ishin pjesë e shumicës qeverisëse dhe kandidati serb për president, Manojloviq, u bë nënkryetar i komunës.

Zgjedhjeve të vitit 2002 u parapriu një rebelim i armatosur i shqiptarëve, gjegjësisht përplasje ndërmjet Ushtrisë Çlirimtare e Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc (UÇPMB) me forcat serbe të sigurisë, nga viti 1999 deri në mesin e vitit 2001.

Pas përfundimit ë konfliktit u bë edhe amnestimi i pjesëtarëve të UÇPMB-së.




Leave a Reply

Your email address will not be published.