KOMUNA FINANCON SHUJTËN PËR FILLORISTË

Shkruan: N. Stevanoviq

Bujanoc, 27 tetor 2022. Komuna e Bujanocit ka paguar sot 3.3 milionë dinarë shkollave fillore për shujtën e nxënësve, është konfirmuar për portalin tonë nga Kabineti i Kryetarit.

Sipas shefit të kabinetit, Sali Salihi, kjo është shuma për muajin shtator ndërsa Komuna do të vazhdojë të financojë shujtën për nxënësit e shkollave fillore gjatë gjithë vitit shkollor.

Kryetari Nagip Arifi thotë se Komuna asnjëherë më parë nuk ka ndarë para për këtë qëllim.

– Ky është një tjetër premtim i realizuar. Siç e kemi paralajmëruar edhe më herët, ne gjithmonë do të fokusohemi në kujdesin ndaj nxënësve – tha Arifi.

Në territorin e komunës funksionojnë dhjetë shkolla fillore.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *