PËRMIRËSIMI I SHËRBIMEVE SOCIALE NË BUJANOC ME NDIHMËN E PEOPLE IN NID (PIN), AMBASADËS TË MBRETËRISË SË BASHKUAR DHE NISMAVE QYTETARE

Bujanoc, 29 tetor 2022. Rezultatet e projekteve që kanë të bëjnë me përmirësimin e shërbimeve sociale në kuadër të planeve të veprimit, të miratuara vitin e kaluar në Bujanoc, Vranjë dhe Leban, janë prezantuar të premten në manifestimin final të mbajtur në Vranjë, organizuar nga Nisma Qytetare.

Sipas njoftimit të organizatorëve, janë realizuar gjithsej shtatë projekte që kanë të bëjnë me fëmijët me aftësi të kufizuara, fëmijët nga grupet e cenueshme sociale, familjet me kapacitet të pamjaftueshëm prindërore, personat me aftësi të kufizuara dhe gratë viktima të dhunës.

“Përshtypjen më të fortë e kanë lënë përdoruesit e shërbimeve të mbrojtjes sociale të cilët kanë guxuar të flasin publikisht për përvojën e tyre dhe kanë vënë në dukje rëndësinë e trajtimit të një teme kaq të rëndësishme, çfarë është mbrojtja sociale për grupet vulnerabël”, thuhet në njoftim.

Në tubimin me rastin e përmbledhjes së rezultateve të planeve të veprimit për përmirësimin e shërbimeve sociale, përfaqësuesit e vetëqeverisjes lokale theksuan rëndësinë e vazhdimit të ofrimit të shërbimeve sociale dhe të tjera nga planet e veprimit.

U diskutuan edhe planet në këtë fushë për periudhën e ardhshme, dhe një nga qëllimet e organizatorëve është që të inkurajojnë të gjithë aktorët e shoqërisë që të vazhdojnë të kujdesen për fqinjët e tyre nga grupet vulnerabël.

Në kuadër të Planit të Veprimit për përmirësimin e shërbimeve sociale për vitin 2022, për të cilin më herët kishte shkruar Bujanovaçke, është lansuar faqja e Qendrës për Punë Sociale, e cila mundëson qasje më të lehtë në informata për qytetarët e Bujanocit.

Në kuadër të projektit të quajtur “Përmirësimi i shërbimeve sociale të komunës së Bujanocit”, Shoqata e Grave Rome të Bujanocit zhvilloi një fushatë për nënshkrimin e një peticioni për hapjen e linjës telefonike SOS në gjuhën shqipe, rome dhe serbe për të ofruar ndihmë dhe mbështetje viktimave të dhunës në Bujanoc, për të cilën ka shkruar edhe portali ynë.

Projektet e zbatuara në kuadër të planeve të veprimit janë “Ndihmë në shtëpi për personat me aftësi të kufizuara, me theks në multiple sklerozën”, “Dhuna ndaj grave – shërbime sociale të specializuara lokale të licencuara; Rrjeti i organizatave civile të grave për gratë – telefon SOS për gratë me përvojë dhune”, “Mbështetje për familjet me kapacitet të pamjaftueshëm prindëror dhe rrezik për mosfunksionim social”, “Dhomë lojërash për fëmijët dhe të rinjtë me aftësi të kufizuara zhvillimore dhe prindërit e tyre”, “Përmirësimi arsimimi i fëmijëve nga grupet vulnerabël në komunën e Bujanocit”, “Përmirësimi i disponueshmërisë së shërbimeve sociale” dhe “Përmirësimi i shërbimeve sociale të komunës së Bujanocit-telefon SOS”.

Të gjitha projektet janë realizuar në bashkëpunim me përfaqësues të sektorit civil, qendrave për punë sociale dhe vetëqeverisjes lokale.

Ngjarja përfundimtare dhe prezantimi i rezultateve u realizua në koordinim me organizatën Iniciativa Qytetare, nën kujdesin e organizatës People in Need (PIN) dhe Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *