KAMBERI: RRËZIMI I DRONËVE ËSHTË SHKELJE E MARRËVESHJE SË KUMANOVËS

Bujanoc, 3 nëntor 2022. Deputeti i Bujanocit Shaip Kamberi ka vlerësuar se rrëzimi i një fluturakeje pa pilot është shkelje e Marrëveshjes Teknike Ushtarake të lidhur në vitin 1999 në Kumanovë.

Kamberi ka thënë për gazetën Danas se nuk është i sigurt se ministri i sapoemëruar i Mbrojtjes dhe presidenti i Serbisë e kanë lexuar Marrëveshjen Teknike Ushtarake nga Kumanova në vitin 1999, kur u krijua Zona e Sigurisë Tokësore, e cila përfshin ndalimin e fluturimeve.

– Zona e sigurisë tokësore përfshin ndalimin e të gjitha llojeve të përdorimit të hapësirës ajrore nga Forcat e Armatosura Serbe. Në dy dekadat e fundit kemi pasur disa raste të fluturimeve me avionë luftarakë, siç ishte rasti në Preshevë. Për mua, kjo është shkelje drastike e Marrëveshjes Ushtarake Teknike nga Kumanova, të cilën e kanë nënshkruar përfaqësuesit e Ushtrisë Jugosllave me krerët e KFOR-it, dhe ai dokument nuk është rishikuar asnjëherë deri më tani- tha Kamberi.

Ai shtoi se në zonën e ZTS-së në jug të Serbisë, në territorin e Bujanocit, Preshevës dhe Medvegjës, “në njëzet vitet e fundit rregullisht janë parë fluturake pa pilot, të cilat sot sot quhen dron, dhe e gjitha në përputhje me “Marrëveshjen Ushtarake Teknike nga Kumanova, e cila edhe sot e kësaj dite”, siç ka thënë ai, “nuk ka pasur asnjë aneks të vetëm ndërmjet Ushtrisë Serbe dhe KFOR-it”.

Marrëveshja Teknike Ushtarake (MTU) nga Kumanova e nënshkruar nga përfaqësuesit e Ushtrisë së atëhershme të RFJ-së me përfaqësuesit e forcave të NATO-s në Kosovë, tani me emrin KFOR, themeloi një zonë të sigurisë tokësore në jug të Serbisë e cila shtrihej deri në kufirin me Malin e Zi, i cili heq të drejtën për të gjitha llojet e fluturimeve pa miratimin e forcave shumëkombëshe të NATO-s.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *