fbpx

ASFALTIMI NË ZONËN E KLENIKUT, MITROVIQ FALEMINDERON QEVERINË

Shkruan: N. Stevanoviq

Bujanoc, 3 nëntor 2022. 2022. Deputeti popullor, Nenad Mitroviq, vizitoi punimet e shtrimit të rrugëve në fshatrat Spançevc dhe Klinoc të komunës së Bujanocit, i cili falënderoi Qeverinë e Serbisë, për – siç tha ai – ndarjen e mjeteve të konsiderueshme, në njëzet vitet e fundit, për Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë, përmes Trupit Koordinues.

Asfaltimi financohet nga buxheti i Trupit Koordinues, përmes Komunës së Bujanocit.

– Për ne është me rëndësi çdo rrugë e rrugicë e asfaltuar, çdo ujësjellës, çdo gjë nga infrastruktura që është ndërtuar, sepse kjo e bën jetën më të lehtë për qytetarët që jetojnë në territorin e këtyre komunave – thotë Mitroviq.

Ai ka theksuar se shteti përmes Trupit Koordinues çdo vit ndan 3 milionë euro për tri komuna.

– Këto janë investime në infrastrukturë, ekonomi, arsim. Prandaj, përveç transfereve të rregullta nga buxheti i shtetit, praktikisht kemi një fond të posaçëm për tri komuna në jug, gjë që nuk bëhet për pushtetet tjera lokale në Serbi – thotë deputeti nga Bujanoci.

Në Administratën komunale thonë se në Klinovc vlera e asfaltimit të rrugës, e gjatë 585 metra, është rreth 3 milionë dinarë, kurse asfaltimi i rrugës 470 metra në Spançevc kushton 2,7 milionë.




Leave a Reply

Your email address will not be published.