fbpx

SHEFI I OSBE-së I FTOI PAKICAT TË MARRIN PJESË NË ZGJEDHJET PËR KËSHILLAT NACIONALE

 

Bujanoc, 10 nëntor 2022. Shefi i misionit të OSBE-së në Serbi, Jan Bratu, u bëri thirrje pjesëtarëve të pakicave kombëtare që të ushtrojnë të drejtën e tyre demokratike dhe të votojnë për zgjedhjen e përfaqësuesve në këshillin e tyre kombëtar. Zgjedhjet për anëtarët e këshillave kombëtare të pakicave kombëtare mbahen të dielën (13 nëntor).

– Këshillat nacionale të pakicave janë organe të rëndësishme me kompetenca në fushën e kulturës, arsimit, informimit dhe përdorimit zyrtar të gjuhës dhe shkrimit. Këshillat nacionale u japin zë komuniteteve pakicë. Ato ofrojnë një mekanizëm institucional që është krijuar për të mbrojtur dhe mbështetur zbatimin e të drejtave të pakicave kombëtare, siç parashihet me legjislacionin e Republikës së Serbisë – tha Bratu, përmes një video-mesazhi.

Në zgjedhjet për Këshillin Kombëtar të Shqiptarëve marrin pjesë pesë parti, ndërsa edhe romët e Bujanocit kanë listën e tyre në zgjedhjet për Këshillin Nacional të Romëve.

Bratu inkurajoi të gjithë anëtarët e pakicave kombëtare që janë të regjistruar në listën e veçantë zgjedhore që të përdorin të drejtën e tyre demokratike dhe të marrin pjesë në zgjedhje.

– Presim me padurim bashkëpunimin me përbërjet e reja të këshillave kombëtare të pakicave kombëtare kur ato të formohen, si dhe vazhdimin e partneritetit të ngushtë me Ministrinë e të Drejtave të Njeriut, të Pakicave dhe Dialogut Social, institucionet shtetërore, shoqëritë civile dhe median në konsolidimin e të drejtave të pakicave kombëtare në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e RS-përfundoi kreu i OSBE-së në Serbi.




Leave a Reply

Your email address will not be published.