Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 26 nëntor 2022. Më shumë se 600 migrantë ilegal, të cilët janë zbuluar në zonën e Horgoshit, të premten në mbrëmje janë transferuar në Bujanoc dhe Preshevë, mëson Bujanovaçke në Qendrën e pritjes në Bujanocit.
Aksioni policor në shkallë të gjerë pasoi përleshjet mes migrantëve në zonën e Horgoshit, në të cilat sipas mediave lokale janë përdorur edhe armë automatike.
Rreth 650 emigrantë, kryesisht nga Maroku, janë transferuar nga veriu i vendit dhe kufiri me Hungarinë në Bujanoc dhe Preshevë.
Në atë grup ishin rreth pesëdhjetë familje me fëmijë të vegjël, të cilët u vendosën në Qendrën e pritjes në Bujanoc, ndërsa të tjerët i dërguan në Preshevë.
Numri i migrantëve në qendrën e Bujanocit tani është mbi 100, ndërsa në Preshevë janë rreth 1200.
“Pjesëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme, në bashkëpunim me disa linja pune, morën të gjitha masat dhe veprimet për bllokimin e kësaj zone. Janë zbuluar më shumë se 600 migrantë ilegal, janë identifikuar persona të caktuar që kanë marrë pjesë në të shtënat e mbrëmshme dhe janë gjetur edhe armë zjarri”, tha të premten shefi i Policisë Kufitare, Mile Jandriq, sipas faqes së internetit të MPB-së.
Jandriq shtoi se aksioni vazhdon dhe se numri i emigrantëve të zbuluar do të jetë edhe më i madh.
Ai ka theksuar se Serbia nuk do të jetë parking për migrantët dhe se në periudhën e ardhshme mund të priten veprime të tilla, sipas MPB-së.
Bujanovaçke paraprakisht ka njoftuar se Qendra pritëse në Bujanoc është rihapur pas një pauze të gjatë.