VETËM SE BANORËT E DY QYTETEVE NË SERBI THITHIN AJËR MË TË NDOTUR SE NË BUJANOC

Bujanoc, 10 janar 2023. Mesditën e së martës (10 janar), Bujanoci ishte qyteti i tretë më i ndotur në Serbi, me 182 grimca pm10 në një metër kub ajër, sipas pajisjeve Klimerko. Dy vendet e vetme më të ndotura në Serbi se Bujanoci pasditen e sotme ishin Zajeçari me 234 dhe Novi Pazari me 212.
Sipas kritereve ekologjike, banorët e Bujanocit këtë të martë thithin “ajër tejet të ndotur” me prani në ajër të grimcave të rrezikshme pm10 dhe pm2.5, në sasi shumë herë më të larta se sa është e lejuar. Sipas kritereve profesionale, ndotje e pranueshme e ajrit nënkupton deri në 45 grimca pm10 për metër kub ajër.
Në mesditë pajisja e instaluar në lagjen Karakaçka regjistroi praninë e 182 grimcave pm10 në një metër kub ajër dhe ajo pranë parkut regjistroi 104.
Për të kuptuar më mirë shkallën e ndotjes së ajrit në Bujanoc, në të njëjtën kohë në Bor, qyteti minierave, këto vlera arrijnë në 69.
Gjithashtu, në pjesët më të frekuentuara të Beogradit, në Dorçol dhe kryqi i Kuq, si dhe në Nish në bulevardin Nemanjiq, janë matur 18 herë më pak grimca të rrezikshme se në qytetin tonë, sipas aparateve Klimerko.
Situata nuk është e mirë as në fqinjësi, kështu që Vranja shënon praninë e 169, kurse Surdulica 156 grimca pm10 në një metër kub ajër.
Bujanoci vitin e kaluar disa herë ka qenë fituesi famëkeq i ndotjes në territorin e tërë Serbisë, për të cilën ka shkruar edhe portali ynë.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *