Bujanoc, 28. shkurt 2024. Komisionerja serbe për refugjatë dhe migrim, Natasha Stanisavleviq, ka vizituar të martën qendrën e pritjes në Preshevë dhe ka vizituar migrantët që kanë mbetur të lënduar në një aksident të rëndë trafiku më 20 shkurt.
Me këtë rast, Komisionerja u njoh me gjendjen aktuale shëndetësore të pesë personave që janë të strehuar në qendrën në Preshevë dhe të cilëve u është ofruar kujdesi i nevojshëm menjëherë pas mbërritjes, njofton Komisariati për Refugjatë.
Nga aksidenti i rëndë humbën jetën tre persona, ndërsa 11 të tjerë u plagosën, mes tyre edhe fëmijë.
Siç është bërë e ditur, të gjithë personave në qendrën e menaxhuar nga Komisariati për Refugjatët dhe Migracion u sigurohet ushqim, kujdes shëndetësor dhe mbështetje psiko-sociale pasi qëllimi i Komisariatit është të ndihmojë dhe të kujdeset për të gjithë personat që kanë nevojë për ndihmë.
“Komisariati për Refugjatë dhe Migrim i Republikës së Serbisë menjëherë ka filluar përkujdesjen për personat që kanë përjetuar aksident trafiku dhe jemi në komunikim dhe koordinim të vazhdueshëm me të gjitha organet shtetërore”, thuhet në njoftim.
Qendra e pritjes në Preshevë aktualisht strehon 194 persona, prej të cilëve struktura dominuese kombëtare e përbëjnë personat me origjinë nga Siria, ndërsa kjo qendër është e destinuar për pritjen dhe akomodimin e meshkujve të rritur – beqarë.