POLITIKANËT SHQIPTAR NGA BUJANOCI: PËRVJETORIN E PAVARËSISË SË KOSOVËS E KEMI SHËNUAR EDHE NË BEOGRAD

Shkruan: N. Stevanoviq

Bujanoc, 28. shkurt 2024. Të martën në Zyrën Ndërlidhëse të Kosovës në Beograd u shënua përvjetori i shpalljes së pavarësisë së Kosovës, ku morën pjesë përfaqësues të pushtetit komunal në Bujanoc dhe politikanë nga Presheva – që nga kryetari i komunës Nagip Arifi e deri te këshilltarja e kryeministrit të Kosovës, Ardita Sinani.

“Sot në Beograd është festuar 16-vjetori i Pavarësisë së Republikës së Kosovës, organizuar nga shefi i Zyrës Ndërlidhëse të Kosovës në Beograd, Jetish Jasharij”, ka thënë Arifi.

Në mesin e të ftuarve ishte edhe deputeti nga Bujanoci dhe kryetar i Partisë për Veprim Demokratik (PVD), Shaip Kamberi, për të cilin Jashari është ambasador i Kosovës në Beograd, siç ka bërë të ditur në Facebook.

Kamberin e shoqëronin edhe kolegët e partisë – Ragmi Mustafa, kryetar i degës së PVD-së në Bujanoc dhe këshilltar i zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi, këshilltarja e Kurtit për jugun e Serbisë, Ardita Sinani dhe kryetari i Kuvendit të Bujanocit, Enver Ramadani.

Ardita Sinani tha se “festimi i 16-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës në Beograd është i veçantë.

“Simbolikë shumë domethënëse. Pikërisht sepse njohja e realitetit nga kryeqyteti i Serbisë për Republikën e Kosovës është një shans për demokratizimin e Serbisë”, thotë ajo.

Në shënimin e këtij përvjetori ishte edhe Sonja Biserko, themeluese dhe kryetare e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi.

Në Beograd për të dytin vit radhazi festohet përvjetori i pavarësisë së Kosovës.

Zyra ndërlidhëse u hap në vitin 2013 pas një marrëveshjeje nga Brukseli me të cilën Beogradi dhe Prishtina shkëmbyen oficerë ndërlidhës.

Më 17 shkurt 2008, Kosova shpalli pavarësinë e saj, të cilën Serbia nuk e njeh, siç nuk e njohin edhe pesë vende të Bashkimit Evropian, Rusia, Kina dhe vende të tjera.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *