Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 29. shkurt 2024. Partia Vetëvendosje e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti i ofron mbështetje Partisë për Veprim Demokratik (PVD) të Shaip Kamberit për zgjedhjet e ardhshme lokale në Bujanoc. Zyrtarët e PVD-së në krye me Kamberin kanë vizituar të mërkurën selinë e partisë së Kurtit në Prishtinë, nga e cila kanë njoftuar se do të vazhdojnë të mbështesin partitë politike shqiptare që mbrojnë në mënyrë të palëkundur interesat dhe të drejtat shqiptare.
– Shfrytëzuam rastin të urojmë platformën politike “Lufta politike e shqiptarëve vazhdon – Shaip Kamberi” për zgjedhjet e fundit në Serbi. Falë besimit të madh të qytetarëve dhe rezultatit të paprecedentë, shqiptarët e ‘Luginës’ kanë ende një përfaqësues të denjë që përfaqëson realisht interesat e tyre”, deklaroi Sekretari i Përgjithshëm i Vetëvendosjes, Alim Rama.
Siç tha ai, pas zgjedhjeve parlamentare vijnë zgjedhjet lokale, andaj i uruan Kamberit dhe partisë së tij suksese në procesin zgjedhor.
“Lëvizja Vetëvendosje mbetet e përkushtuar në mbështetjen e subjekteve politike shqiptare që përveç dimensionit politik progresiv, mbrojnë në mënyrë të palëkundur interesat shqiptare dhe mbrojnë të drejtat e komunitetit shqiptar kudo që ndodhen”, tha Rama.
Në takim morën pjesë edhe Ardita Sinani – këshilltare e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, e cila drejton degëne PVD-së në Preshevë, Ragmi Mustafi, këshilltari i nënkryetarit të Qeverisë së Kosovës, Besnik Bislimi dhe lideri I degës së PVD-së në Bujanoc, si dhe Rahim Salihi sekretari organizativ i partisë.
Sinani tha pas takimit se PVD dhe Vetëvendosje janë të bashkuar në arritjen e qëllimeve të përbashkëta.
“Në zgjedhjet e fundit shqiptarët e Luginës ishin të bashkuar që askush të mos na përçajë”, tha Sinani.
Zgjedhjet lokale në Bujanoc me shumë gjasa do të mbahen në fillim të qershorit.
STUDENTËT E NISHIT THIRRJE QYTETARËVE TË TUBOHEN PARA KORRESPODENTURËS SË RTS NË ORA 19.30
Bujanoc, Nish, 4 mars 2025. (Foto: jellena Mishiq/JV) – Studentët e Nishit në bllokadë do të mblidhen sonte…