KURTI: LËVIZJE E PAZAKONTË E USHTRISË SË SERBISË NË OSLLARË TË BUJANOCIT

Bujanoc, 22. mars 2024. Kryeministri i Kosovës Albin Kurti tha se në fshatin Osllarë afër Bujanocit – “afër kufirit me Kosovën”, është vërejtur një prani e shtuar e njësive të Ushtrisë Serbe,

– Jemi të vetëdijshëm se Forcat e Armatosura të Serbisë kryejnë stërvitje të rregullta dhe i përdorin ato si justifikim për provokime të qëllimshme në afërsi të kufirit me Kosovën. Jemi duke monitoruar me kujdes nëse do të tentojnë të kalojnë kufirin, sepse ky afrim i automjeteve të tyre ushtarake nuk është normale”, ka thënë Kurti në Facebook të enjten në mbrëmje.

Sipas Kurtit, njësi të Ushtrisë serbe janë vërejtur edhe në veri të Kosovës afër Zubin Potokut.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ditë më parë e kërcënoi publikisht Kosovën duke thënë se Serbia do të presë momentin më të mirë të mundshëm dhe do ta shfrytëzojë rastin për të vepruar”, tha Kurti.
Ai ka publikuar edhe një video si konfirmim të pretendimeve të tij.


TAG


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *