DR STOSHIQ KËSHILLON KUNDËR LODHJES KRONIKE PRANËVERORE

Bujanoc, 26. Mars 2024. Me fillimin e stinës më të bukur dhe ndryshimin e temperaturës, shumë persona përballen me lodhjen pranverore, e cila karakterizohet me ndjenjën e rraskapitjes, mungesës së energjisë, mungesës së përqendrimit, mungesës së oreksit dhe nevojës për të fjetur gjatë ditës. Dr. Stefan Stoshiq, mjek në Shtëpinë e shëndetit në Bujanoc, thotë për portalin tonë se kjo gjendje mund të tejkalohet me gjumë të rregullt, ushqim me vitamina dhe duke mos e tepruar me ushqim.
Lodhja pranverore është një gjendje kur trupi përshtatet me ndryshimet e motit, temperaturën më të lartë të ajrit dhe ditët më të gjata pas dimrit. Kur temperatura rritet, enët e gjakut zgjerohen dhe presioni bie, gjë që manifestohet me një ndjenjë dobësie, përgjumje, përqendrim të dobët, nervozizëm, depresion, dhimbje koke dhe lodhje të shpejtë.
Dr. Stefan Stoshiq flet për Bujanovaçken se si mund të tejkalohet kjo situatë.
-Mundohuni të qëndroni në dhoma ku nuk ka luhatje të mëdha të temperaturës dhe lagështisë së ajrit, bëni aktivitet fizik të moderuar, pini ujë të mjaftueshëm, sepse pastron toksinat dhe helmet nga trupi, hani vakte më të shpeshta dhe më të vogla dhe hani sa më shumë ushqime të freskëta, gjegjësishtë frutat dhe perimet sezonale – thotë ai.
Përveç kësaj, shtoi ai, gjumi i rregullt dhe i mjaftueshëm është i rëndësishëm, për të lejuar trupin tonë të përshtatet natyrshëm ndaj ndryshimeve dhe të mbledhë energjinë e nevojshme.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *