EDHE BUJANOCASIT ANKOHEN PËR FATURA TË “DYFISHUARA” TË RRYMËS

Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 26. Mars 2024. Fryrje anormale të faturave për energji në elektrike për muajin nëntor, dhjetor dhe janar, në disa raste edhe mbi 100 për qind, u janë arkëtuar edhe disa banorëve të Bujanocit. Sipas njoftimeve të mëparshme nga EPS-i, qytetarët mund të paraqesin kundërshtim për faturën, e cila më pas do të analizohet dhe korrigjohet nëse ka ndonjë gabim. Në degën e EPS-së Vranjë thonë se çdo qytetari që do të bëjë ankesë do t’i përgjigjen brenda afatit ligjor ndërsa do të procedohet ndaj të gjitha ankesave.
Një gastronom nga Bujanoci thotë se për tre muaj, që nga nëntori, është dashur të paguajë rreth 100 mijë dinarë për restorantin, që është dy herë më shumë se shpenzimet faktike.
– As që i kanë dërguar faturat e muajit nëntor dhe dhjetor, ndërkaq I tërë borxhi është faturuar në faturën e janarit, të cilën e kam marrë muajin e kaluar. Me shumë të dyfishuar, nuk u ankova, si do të shohin tani se sa kam shpenzuar në nëntor. Thjeshtë, paguan dhe hesht – thotë ai.
Ngjajshëm ka kaluar edhe një Bujanocas, pronar i një zyre në qendër të qytetit. Ai priti dy muaj për faturën dhe në vend të 10.000-12.000 që pritej, iu faturuan rreth 30.000 dinarë.
– Sipas paralajmërimit para shkyçjes i kam paguar edhe 30.000 dinarë, që fatura e radhës të jetë sërish 50.000 dinarë. Dhe nëse supozojmë se pagesa e mëparshme nuk është llogaritur, më kanë ngarkuar përsëri për trefishin e shumës së zakonshme – thotë ai.
E ndërsa disa besojnë se nuk ka asgjë për t’u ankuar, të tjerë paralajmërojnë – padi fluturuese.
– Çdo klient ka të drejtë të parashtrojë ankesë dhe do të marrë përgjigje brenda 8 ditëve, siç parashihet me Ligjin për mbrojtjen e konsumatorit. Nëse nuk merr përgjigje, bëhet fjalë për shtyrje të afatit, por sigurisht që do t’i përgjigjemi çdo ankese- na thanë në degën e EPS-së në Vranjë.
Ndaj faturave të fryera ka ankesa në të gjithë Serbinë. Në EPS pohojnë për Danas se sulmi i hakerëve në fund të vitit të kaluar nuk ka ndikuar në shumat e faturave të energjisë elektrike dhe se numri i ankesave nuk është rritur në krahasim me periudhën e kaluar.
Kundërshtimet mund të paraqiten në mënyrat e mëposhtme:
Personalisht, në sportelin EPS (adresa është e shënuar në faturën e energjisë elektrike)
Me shkrim – me letër (adresa është në faturën e energjisë elektrike)
Me e-mail në adresën: reklamacie@eps.rs
Me telefon – në numrin e telefonit: 0800 111 202 (telefonatë falas)
Formulari i ankesës mund të shkarkohet këtu.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *