Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 11. prill 2024. Shtabi për situata të jashtëzakonshme i Komunës së Bujanocit sot ka mbajtur seancë të jashtëzakonshme për shkak të zjarrit në deponinë komunale, e cila po digjet prej tre ditësh, duke e ngarkuar NP “Komunalia” me disa detyra. E para është që kompania të marrë të gjitha masat për shuarjen e zjarrit dhe rehabilitimin e deponisë “për të mbrojtur jetën dhe shëndetin e njerëzve dhe mjedisin”, njoftoi Shtabi pas mbledhjes. Urdhra të ngjashëm jepen pas çdo zjarri të madh dhe helmimit kolektiv të qytetarëve dhe efektet ndihen në ajër.
Tashmë Komunalia është urdhëruar të vendosë kujdestari 24 orëshe me një mjet zjarrfikës në deponinë e qytetit, në nevojat e intervenimit emergjent, për aq kohë sa është e nevojshme.
Shtabi rekomandoi që Komunalia të kërkojë ndihmë nga Stacioni i Policisë për të vizituar periodikisht deponinë.
Gjithashtu rekomandohet që punëtorët e Komunalisë të fotografojnë personat që i gjejnë në deponi dhe të bëjnë kallëzim penal kundër tyre si zjarrëvnës potencial.
Detyrë i është dhënë edhe inspeksionit komunal, i cili do të jetë i obliguar që disa herë në ditë ta vizitojë deponinë por edhe me ftesë të NP Komunalia.
Početna FILLIMI PAS TRI DITËSH KOMUNA OFRON ZGJIDHJEN: KOMUNALIA TA SHUAJ ZJARRIN NË DEPONI DHE TË ORGANIZOJ KUJDESTARI
PAS TRI DITËSH KOMUNA OFRON ZGJIDHJEN: KOMUNALIA TA SHUAJ ZJARRIN NË DEPONI DHE TË ORGANIZOJ KUJDESTARI
Bujanovačke11. Apr 2024.FILLIMI, SHOQËRI0
Previous PostNUNS (SHPGS) ME DEKLARATË PAS I QË KRYETARI ARIFI IA NDALON GAZETARIT TONË PRANINË NË SEANCËN E SHTABIT
Next PostKUR URDHËRON KOMANDANTI: ARIFI IA NDALON BUJANOVAÇKES TA PËRCJELLË SEANCËN E SHTABIT PËR SITUATA TË JASHTËZAKONSHME