MË 2 QERSHOR ZGJEDHJET LOKALE EDHE NË BUJANOC

Bujanoc, 16. prill 2024. Zgjedhjet lokale në Bujanoc, si dhe në qytetet dhe komunat tjera ku nuk u votua më 17 dhjetor të vitit të kaluar, do të mbahen më 2 qershor, së bashku me zgjedhjet në Beograd, njoftoi të enjten kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana Bërnabiq.
Siç tha ajo në një fjalim publik, vendimi është marrë pas konsultimeve me presidentin Aleksandar Vuçiq dhe diskutimeve me opozitën.
Ajo tha se kjo ishte edhe kërkesë e përfaqësuesve të opozitës , ashtu që kjo datë “është një fitore e të gjithëve” dhe se pret mbështetje si nga pushteti ashtu edhe nga opozita.
Ajo shtoi se hapi tjetër është ndryshimi i ligjeve zgjedhore dhe përgatitja administrative për zgjedhjet.
Siç janë gjërat tani, serbët do të shkojnë në zgjedhje me të paktën 4 lista.
Nga ana tjetër, liderët shqiptarë arritën një marrëveshje joformale për një koalicion paszgjedhor.
Në zgjedhjet e fundit lokale në Bujanoc të mbajtura më 2020, kryetar i komunës u bë Nagip Arifi, kryetari i Partisë Demokratike, e cila u bë strumbullar i shumicës mbarëshqiptare që përbën pushtetin lokal.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *