BISEDIMET PËR DINARIN NË KOSOVË: DAKORDIM PËR T’U TAKUAR SËRISH

Bujanoc, 19. prill 2024. – Pas një takimi tjetër, të mbajtur të enjten në Bruksel, mbi ndalimin e dinarit në Kosovë, i dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak, njoftoi se negociatorët kryesorë ranë dakord që të vazhdojnë negociatat javën e ardhshme.
-Sot prita një sërë takimesh bilaterale me kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë për të vazhduar diskutimin tonë për një zgjidhje të përkohshme për ata që janë më të prekur nga vendimi i Bankës qendrore në Prishtinë. Palët ranë dakord që javën e ardhshme të vazhdojmë përpjekjet tona në bazë të propozimeve konkrete të tekstit – ka thënë Lajçak në rrjetin social X.
Drejtori i Zyrës për Kosovë, Petar Petkoviq, i cili udhëhoqi delegacionin nga Beogradi, më herët ka thënë se Beogradi ka bërë absolutisht gjithçka për të gjetur një zgjidhje për përdorimin e dinarëve në Kosovë.
– Propozimi ynë u vlerësua si konstruktiv edhe sot. Prishtina erdhi me zero konstruktivitet, gjë që solli në faktin se sot nuk mund të pajtoheshim për asgjë – theksoi Petkoviq.
Kryenegociatori i Prishtinës, Besnik Bislimi, ka deklaruar se takimi i sotëm ka qenë i kotë dhe se Beogradi ka ardhur me një propozim krejtësisht të ri, duke dashur, siç pretendon ai, ta kthejë situatën në pikënisje.
Autoritetet në Prishtinë e ndaluan përdorimin e dinarëve në Kosovë, kështu që serbët vijnë në Bujanoc për të tërhequr të ardhurat e tyre nga bankat. Në fillim të muajit mars, banka Poštanska štedionica instaloi një ndërtesë të parafabrikuar me sportele dhe një bankomat në Konçul.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *