Bujanoc, 20. prill 2024. Për pozitën e drejtoreshës së shkollës fillore “Muharem Kadriu” në Tërnoc, Leonora Memeti ka marrë përkrahje bindëse nga Këshilli i Arsimtarëve. Ajo mori 58 vota ndërsa kundërshtari i saj Bajram Fejzullahi 9.
Leonora Memeti deri më tani ishte ushtruese e detyrës së drejtoreshës së shkollës. Përmes Bujanovaçkes, ajo falënderon kolegët e saj për besimin e dhënë.
Leonora Mehmeti ka lindur në vitin 1979. Mësuesja e diplomuar në vitin 2004 në Prishtinë, ka 17 vjet përvojë pune në procesin arsimor. Ajo jeton në Tërnoc dhe është nënë e tre fëmijëve.
Dhënia e mendimit të punonjësve të shkollës është hapi i parë, duke marrë parasysh mendimin e Këshillit Kombëtar Shqiptar dhe më pas të Këshillit të Shkollës ndërsa vendimin përfundimtar e merr Ministria e Arsimit./Lugina press/
Početna FILLIMI LEONORA MEMETI ME MBËSHTETJE BINDËSE PREJ KOLEGËVE PËR DREJTORESHË NË SHF “MUHARREM KADRIU” NË TËRNOC
![](https://bujanovacke.co.rs/wordpress/wp-content/uploads/2024/04/887e00d0-936a-4c1a-a2f4-dd45a15fba15-735x400.jpeg)
LEONORA MEMETI ME MBËSHTETJE BINDËSE PREJ KOLEGËVE PËR DREJTORESHË NË SHF “MUHARREM KADRIU” NË TËRNOC
Bujanovačke21. Apr 2024.FILLIMI, SHOQËRI, Uncategorized @sq0
Previous PostBILANC I TMERRSHËM I AKSIDENTEVE TË TRAFIUK NË SERBI, MPB-ja I FTON PJESËMARËSIT NË TRAFIK PËR MË SHUMË PËRGJEGJËSI
Next PostNJË LEHONË VDES NË SPITALIN E VRANJËS