BILANC I TMERRSHËM I AKSIDENTEVE TË TRAFIUK NË SERBI, MPB-ja I FTON PJESËMARËSIT NË TRAFIK PËR MË SHUMË PËRGJEGJËSI

Bujanoc, 22. prill 2024. Me synimin për të tërhequr vëmendjen për pasojat katastrofike që kanë aksidentet e trafikut tek individët, familjet e tyre dhe shoqëria në tërësi, Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë shënon javën e parandalimit të lëndimeve në trafik nga data 22 deri më 28 prill.
“Veçmas ua tërheqim vëmendjen drejtuesve të mjeteve që të respektojnë kufirin e përcaktuar të shpejtësisë, të mos e drejtojnë mjetin nën ndikimin e alkoolit dhe substancave psikoaktive, si dhe drejtuesve dhe pasagjerëve në mjet që të përdorin rripin e sigurimit në sediljet e përparme dhe të pasme të automjetit”, thuhet në deklaratë.
Kjo ngjarje shënohet në mbarë botën çdo vit javën e fundit të prillit.
„Ju lutemi vini re se sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, aksidentet e trafikut janë shkaku kryesor i vdekjeve dhe lëndimeve të rënda trupore të fëmijëve dhe personave nën 24 vjeç. Në Republikën e Serbisë, në pesë vitet e fundit, mesatarisht 520 pjesëmarrës në trafik kanë vdekur çdo vit, ndërsa më shumë se 3.200 kanë pësuar lëndime të rënda ndërsa gati 16.000 persona kanë marrë lëndime të lehta fizike. Pothuajse gjysma e të vrarëve në rrugët tona janë këmbësorë, çiklistë dhe motoçiklistë, si kategori veçanërisht vulnerabël të pjesëmarrësve në trafik”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Brendshme.
Ministria e Punëve të Brendshme apelon qytetarët që të japin kontribut të drejtpërdrejtë në zvogëlimin e numrit të aksidenteve në trafik dhe pasojave të aksidenteve në rrugët tona duke respektuar rregullat dhe sjelljen e përgjegjshme në komunikacion.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *