PROKURORI E ZBULON SHKAKUN E VDEKJES SË LEHONËS NË GJINEKOLOGJINË E VRANJËS

Bujanoc, 25. prill 2024. (Foto ilustrim, autore Millena Gjorgjeviq) – Lehona M.A. (37) nga Presheva ka ndërruar jetë në spitalin e Vranjës për shkak të rupturës së mitrës me pasojë gjakderdhje, ka treguar autopsia. Kjo do të thotë se në këtë rast “mund të bëhet fjalë për ekzekutim nga pakujdesia të veprës penale Ofrimi i kujdesit mjekësor nga pakujdesia, e cila për shkak të pasojave fatale mund të cilësohet si vepër e rëndë kundër shëndetit të njeriut”, njoftoi Prokuroria e Lartë Publike në Vranje (PLV).
Prandaj lënda do t’i kalohet Prokurorisë Themelore Publike në Vranjë për procedim të mëtutjeshëm.
Për shkak të interesimit të shtuar të publikut dhe mediave për vdekjen e M.A. nga rrethina e Preshevës më 17 prill në Qendrën mjeksore në Vranjë, andaj Prokuroria e lartë ka dalë me kumtesë për rastin në fjalë.
“Policia në Vranjë ka vepruar me urdhër të Prokurorisë së Lartë Publike në Vranjë dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për konstatimin e të gjitha rrethanave relevante që kanë të bëjnë me vdekjen e M. A. më 24.04.2024. Prokurorisë së Lartë Publike në Vranjë i është dorëzuar Raporti për të gjitha veprimet e ndërmarra, si dhe konstatimet e mëparshme patoanatomike të Institutit të Mjekësisë Ligjore në Nish lidhur me shkakun e vdekjes së të ndjerës. M.A. e lindur në vitin 1987, e cila është bërë me kërkesë të Qendrës mjeksore në Vranjë”, thuhet në deklaratën e nënshkruar nga kryeprokurorja e kryesore publike Danijela Trajkoviq.
Shtohet se policia ka mbledhur të dhënat e nevojshme edhe nga bashkëshorti i të ndjerës M.A, i cili ka kërkuar që organet kompetente shtetërore të përcaktojnë shkakun e vdekjes dhe iu është bashkuar ndjekjes penale, nëse konstatohet se dikush është penalisht përgjegjës për vdekjen e gruas së tij.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *