KF TËRNOCI AKUZON FUTBOLLISTËT E LUGINËS: PLASË SHERRI MES VËLLEZËRVE SHQIPTARË

Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 29. prill 2024. (Foto nga arkivi) – Pasi fituan vetëm një pikë në ndeshjen me KF Luginin nga Presheva, gjë që ua zvogëloi seriozisht shanset për të fituar vendin e parë në ligën e rrethit të Pçinjës dhe për të kaluar në një rang më të lartë, Klubi i Futbollit Tërnoci lëshoi, për ta thënë më butë, një kumtesë të diskutueshme, duke kritikuar skuadrën e Preshevës se nuk ka hequr dorë nga të tre pikët dhe kjo nga shkaku se të dyja klubet janë shqiptare. Teza e Tërnocasve është e thjeshtë, në çdo kuptim – nëse nuk i lëshon shqiptarët, luan për serbët.
“Klubi ynë asnjëherë nuk ka koketuar me klubet tjera, e në asnjë mënyrë me ata që nuk mbrojnë ngjyrat e kombit tonë, për të penguar dikë drejt titullit ose për të rrëzuar dikë nga liga.. Këtë „shërbim“ kurrë nuk do t’ja bënim të tjerëve në dëm të vëllezërve tanë.”, njoftoi klubi i Tërnocit pas ndeshjes të së dielës, e cila përfundoi me rezultat 1:1.
Për shkak se nuk fituan, tërnocasit i akuzuan futbollistët e Luginës se luajnë për të tjerët – madje për ata që nuk janë shqiptarë. Se preshevarët kanë luajtur për vete dhe nuk kanë dashur të humbasin, madje as nga shqiptarët, kjo nuk merret në konsideratë për tërnocasit. Kujtojmë, teksti ka të bëjë me futbollin dhe atë në rangun më të ulët të ligës së ashtuquajtur “të betonit”.
“Ndeshjet me KF Lugina për klubin tonë gjithnjë janë konsideruar si vëllazërore. Edhe takimit të sotëm ju kemi qasur me këtë premisë. Ndonëse ne po luftojmë për titull, kurse për vëllezërit tanë nga Presheva takimi nuk kishte ndonjë rëndësi për plasman në tabelë, jemi munduar që nga mikpritja e deri tek tifozëria të shkojë gjithçka në suaza të bujarisë dhe korrektësisë. Megjithatë, asnjëherë se kemi pritur që dashamirësia jonë mund të kthehet në një betejë për jetë a vdekje. Në asnjë çast nuk kemi llogaritur se futbollistët tanë do të bëhen objekt i starteve të ashpra, të prolongohet loja nga mysafirët me qëllim të ecjes së kohës, t’i bëhet presion arbitrave, etj., shprehen qartë nga KF Tërnoci të zhgënjyer pse futbollistët e Luginës po bënin gjithçka që bën çdo skuadër në botë për të mos humbur.

Në vend se në mënyrë vëllazërore të “largoheshinn” nga fusha, ngase përballë ishin bashkëkombasit.
FK Lugina (foto FB)
“Për ndodhinë e sotme dikë duhet ta vras ndëregja. Të pyes veten se kundër kujt dhe për kë?!!. Ne do të veprojmë prap njejt ndaj futbollistëve të një gjaku Asnjëherë nuk bëhemi pishman që me dhjetëra ndeshje fusha jonë ka qenë në shërbimin Tuaj, dhe po qe nevoja prap do ta bëjmë, pa marrë parasysh se sot desh e na u dogjën zhveshtoret nga festa e tyre, thuaj Ne nuk jemi në shërbim të djallit dhe as që jemi të djallëzuar. Ne e kemi zemrën e madhe.”
A jeni tërnocas – me këtë shkrim për vëllezërit shqiptar, gjakun, djajtë, kombin- pas një ndeshje futbolli në ligën “e betonit” në të cilën nuk fitove.
Pas xhiros së 19-të, KF Tërnoci është e treta në tabelë me 48 pikë – gjashtë më pak se lideri në tabelë, KF BSK apo serbët, në vizionin paksa të zbehtë të sportistëve të Tërnocit. Lugina është në vendin e dhjetë. Kanë mbetur edhe shtatë xhiro deri në fund të sezonit.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *