KËTO JANË PARTITË QË TË PARAT I DORËZUAN NËNSHKRIMET PËR ZGJEDHJET NË BUJANOC

Bujanoc, 1. maj 2024. Të martën, 4 grupe politike në Bujanoc kanë dorëzuar në kohë rekord nënshkrimet e qytetarëve për listat e tyre zgjedhore në Komisionin komunal zgjedhor. Vendimi për shpalljen e listës zgjedhore merret jo më vonë se 48 orë pas paraqitjes së kërkesave.
E para që e bëri këtë ishte Partia Demokratike e Nagip Arifit, kryetari aktual i komunës, i cili do të jetë kandidat i partisë së tij për mandatin e pestë si kryetar i Bujanocit.
Foto: Romët me numrin 2
E dyta në listën zgjedhore do të jetë lista rome e udhëhequr nga Adem Salihi “PSP-Nëse të gjithë jemi të barabartë, romët thoni Po Adem Salihit”
Grupi SNS do të jetë i 3-ti në listë

Pas tyre, pasditën e vonshme të së martës, listën e me nënshkrime e ka dorëzuar grupi i mbledhur rreth SNS “Aleksandar Vuçiq-Bujanoci nesër”, që do të jetë numri 3 në fletëvotim.
Foto: Edhe Lëvizja për Progres Demokratik ka dorëzuar nënshkrimet
Nënshkrimet i ka dorëzuar edhe Lëvizja për Progres Demokratik e Shqiprim Musliut, zëvendësi aktual i Arifit dhe do të jetë me numër 4 në fletën e votimit.
Të gjithë ata falënderojnë anëtarët dhe simpatizantët e tyre përmes rrjeteve sociale.
Pritet që në zgjedhjet e 2 qershorit të marrin pjesë 9 parti, grupe qytetarësh dhe koalicione, ku shqiptarët dhe serbët do t’i kenë nga 4 lista ndërsa do të ketë edhe një listë rome.
Listat zgjedhore mund të dorëzohen jo më vonë se deri në mesnatën e 12 majit, ndërsa vendimet për shpalljen e listës zgjedhore merren brenda 48 orëve nga paraqitja e aplikimit.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *