ZGJEDHJET 2024: GJITHÇKA PËR REGJISTRIN ZGJEDHOR, LISTAT DHE AFATET

Bujanoc, 30. prill 2024. Qytetarët e rritur të Bujanocit mund të kontrollojnë në objektin e komunës nëse janë në listën zgjedhore për zgjedhjet lokale të 2 qershorit, deri më 17 maj. Deri në atë datë, në Administratën Komunale i paraqitet kërkesë për marrjen e vendimit për regjistrim në listën zgjedhore, përkatësisht për ndryshime në listën zgjedhore. Aktualisht janë 42805 votues që do të votojnë në 59 qendra votimi. Partitë në Bujanoc tashmë kanë filluar mbledhjen e nënshkrimeve Listat zgjedhore mund të dorëzohen jo më vonë se 12 maji në mesnatë, ndërsa aktvendimin për shpalljen e listës zgjedhore e bie Komisioni komunal i zgjedhjeve në afat prej 48 orësh nga data e dorëzimit të aplikacionit, thuhet në aktin e afateve që e ka miratuar Komisioni komunal i zgjedhjeve.
Në zgjedhjet parlamentare të mbajtura në dhjetor 2023, në komunën e Bujanocit të drejtë vote kanë pasur 42.776 qytetarë. Vendvotimi më i madh ka qenë në fshatin Bilaç (VV nr. 18) me 1849 qytetarë në listën zgjedhore.
Pjesëmarrje në zgjedhjet lokale kanë paralajmëruar dy koalicione serbe dhe dy grupe qytetarësh. Tre partitë shqiptare në pushtet veprojnë të pavarura, por kanë një marrëveshje për koalicion paszgjedhor, ndërsa opozita shqiptare u bashkua para zgjedhjeve dhe do të dalë me një listë të vetme.
Një koalicion serb, i quajtur “Aleksandar Vuçiq-Bujanoci nesër”, përbëhet nga SNS, GQ Stojança Arsiq, SPS, PUPS, JS, SDPS, PS, Zavetnici, USS dhe SRS.
Në bllokun opozitar të quajtur “Ndryshime tani – Për fshatin tonë për qytetin tonë” janë Lëvizja Popullore e Serbisë (NPS), DSS e Re, POKS dhe Ne – zëri i popullit.
Dr. Dejan Stojanoviq Meçe do të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme lokale si kryetar i një grupi qytetarësh, të cilin, siç kanë paralajmëruar, do ta bëjnë edhe Nenad Tasa Tasiq dhe Goran Shila Tashkoviq nga Bujanoci.
Shumica e pjesëmarrësve në zgjedhje filluan të mbledhin nënshkrime mbështetjeje. Për listën zgjedhore kërkohen 500 deklarata (nënshkrime) të qytetarëve.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *