KOMUNALIA PËR FESTA: PARKIM FALAS TË VETURAVE GJATË FESTAVE

Bujanoc, 30. prill 2024. Gjatë festave të 1 Majit dhe të Pashkëve, nga e mërkura deri të hënën, në Bujanoc parkimi nuk do të tarifohet, kanë konfirmuar nga Shërbimi i parkingut të Bujanocit, i cili punon në kuadër të NP “Komunalia”.
Nga data 1 deri më 6 maj bujanocasit do të mund të shfrytëzojnë falas parkingjet në qytet, ndërsa arkëtimi dhe kontrolli i parkingjeve do të fillojë të martën, më 7 maj.
Të ju përkujtojmë, se ditët e lira për ditën e punëtorëve do të jenë 1 dhe 2 maj (e mërkurë dhe e enjte), por menjëherë pasojnë festat e Pashkëve, të cilat fillojnë të Premten e Madhe, më 3 maj dhe zgjasin deri të hënën, më 6 maj, dita e dytë e Pashkëve , e cila është gjithashtu një ditë jo pune.
E shtuna, 4 maji, është e vetmja ditë që nuk shënohet si festë fetare apo kombëtare, por duke pasur parasysh se është ditë fundjave, për shumicën e qytetarëve në Serbi, ajo ditë do të jetë jopune.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *