“DITËT E KOMANDANT LLESHIT” NË BUJANOC

Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 22. maj 2024. (Foto nga arkivi) – “Ditët e Komandant Lleshit”, kushtuar Ridvan Qazimit, njërit nga udhëheqësit e ish- Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc (UÇPMB), do të mbahen më 24 dhe 25 maj në Bujanoc dhe Tërnoc.

Më 24 maj, shqiptarët në komunën e Bujanocit përkujtojnë përvjetorin e vdekjes së Qazimit, i njohur si komandant Lleshi, i cili u vra në një kodrinë afër Tërnovit në vitin 2001, në përleshjet me forcat serbe të sigurisë.

Ky manifestim fillon të premten me një vizitë në muzeun kushtuar Qazimit në Tërnoc, pasuar me një vizitë në vendin e rënies. Pas kësaj do të luhet një ndeshje futbolli në stadiumin e Tërnocit. Të shtunën, do të bëhen homazhe në varrin e tij, kurse programi do të përfundojë me Akademi në Shtëpinë e Kulturës në Bujanoc nga ora 14:00.

“Ditët e Komandant Leshit” mbahen prej dy dekadash dhe marrin pjesë të gjithë politikanët lokal shqiptarë.

Organizator me shumë gjasa është Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇPMB-së, kurse programin e këtij viti e ka publikuar djali i Lleshit, Levent Qazimi.

Ridvan Qazimi ishte një nga nënshkruesit e Marrëveshjes së Konçulit më 20 maj 2001, e cila parashikonte demobilizimin e UÇPMB-së. Ky dokument është nënshkruar edhe nga përfaqësuesit e atëhershëm të NATO-s dhe komunitetit ndërkombëtar.

Tre ditë më vonë shteti lëshoi një deklaratë publike “Amnistia është rrugëdalja”. Ligji për amnistinë u miratua një vit më vonë, dhe ai zbatohej për të gjithë ata që dyshoheshin se kishin marrë pjesë në aktivitete luftarakenga 1 janari 1999 deri më 31 maj 2001, por jo për ata që dyshoheshin për krime lufte.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *