GJERMANI HAP DYERT: LEHTËSOHET PUNËSIMI PËR QYTETARËT E VENDEVE TË BALLKANIT PERËNDIMOR

Bujanoc, 28. maj 2024. (Foto nga arkivi) – Nga qershori i këtij viti, banorët e vendeve të Ballkanit Perëndimor do të kenë përfitime të shumta dhe dyfishim të kuotës për punësim në Gjermani. Përkatësisht, faza e tretë e ligjit gjerman, qëllimi i të cilit është tërheqja e fuqisë punëtore të kualifikuar nga jashtë, hyn në fuqi më 1 qershor.
Bëhet fjalë për zgjerimin e mundësive sipas ligjit nga viti 2016, i cili u mundësoi qytetarëve të Shqipërisë, Bosnjë-Hercegovinës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut, Serbisë dhe Kosovës qasje më të lehtë në tregun gjerman të punës, pa marrë parasysh kualifikimet formale, transmeton Beta.
Ligji u zgjat dhe u ndryshua vitin e kaluar dhe hyn në fuqi në faza. Ndryshimet nuk zbatohen për vendet e punës, kryerja e të cilave me ligj lidhet me certifikimin e një diplome, për shembull, profesioneve akademike si mjekësia apo punët e kujdesit ndaj të pafuqishmëve.
Sipas ligjit, kushdo që ka një kualifikim profesional do të mund ta ushtroj atë punë edhe në Gjermani, ndërsae njëjta gjë vlen, pa ofruar prova shtesë, edhe për personat që kanë dy vjetë përvojë pune në vendin e origjinës, në punët që kërkon një diplomë profesionale të njohur nga shteti”.
Risia është e ashtuquajtura “karta e shansit” për kërkimin e punës, e cila bazohet në ndarjen e pikëve sipas kritereve të ndryshme, si kualifikimet, njohja e gjuhës gjermane apo angleze, përvoja e punës, lidhjet me Gjermaninë, mosha dhe ndoshta familja që shoqëron punëtorin e huaj.
Faza e tretë e ligjit do t’ua lehtësojë punonjësve të huaj që gjejnë punë, të sjellin me vete jo vetëm anëtarët e ngushtë, por edhe anëtarët e familjes së gjerë.
Ajo fazë është veçanërisht interesante për ekspertët e profesioneve artizanale, sepse ndër të tjera, nga 1 qershori 2024, kuota për banorët e Ballkanit Perëndimor do të dyfishohet nga 25 mijë në 50 mijë, njofton sindikata qendrore e zejtarëve gjermanë ZDH, transmeton Beta.
Konkretisht, kjo do të thotë se 50.000 qytetarë të Shqipërisë, Bosnjë-Hercegovinës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut, Serbisë dhe Kosovës do të kenë akses më të lehtë në tregun gjerman të punës, pa pasur nevojë të dëshmojnë kualifikime profesionale. Përveç kësaj, do të ketë edhe kontingjente mujore.
Agjencia Federale Gjermane e Punësimit do të japë leje punësimi paraprakisht, në vend të një aprovimi të mëparshëm si më parë, dhe punëdhënësit do të mund ta kërkojnë lejen online.
Sapo Agjencia të japë miratimin, punëtori i ardhshëm nga Ballkani Perëndimor do të mund të kërkojë një vizë gjermane qëndrimi dhe pune në përfaqësinë konsullore kompetente.
Megjithatë, përfitimet nuk do të zbatohen për zgjatjen e lejes së qëndrimit, në këtë rast punonjësi do të duhet të kontaktojë administratën kompetente për të huajt.
ZDH theksoi se suksesi i ligjit, i cili duhet të tërheqë fuqinë punëtore profesionale, për të cilat në Gjermani ka mungesë kronike, varet kryesisht nga shpejtësia dhe efikasiteti i institucioneve.
Në mënyrë që bizneset e vogla të përfitojnë nga rregullorja për Ballkanin Perëndimor, duhet të futen procedura administrative të shpejta dhe efikase në “përfaqësitë gjermane jashtë vendit dhe në shërbimet gjermane të ngarkuara për të huajt”, theksoi shoqata.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *