Bujanoc, 23 janar 2025. (Foto: Ilustrim nga Marko Somborac) – Grevës së përgjithshme të premten (24 janar) do t’i bashkohet edhe portali Bujanovaçke në kuadër të Koalicionit për Liri të Mediave. Anëtarët e Koalicionit do të mbështesin aksionin e studentëve ndërsa u bëjnë thirrje që njëjtë të veprojnë edhe grupeve të ndryshme të punëtorëve dhe anëtarëve të tyre, si dhe mediave të tjera dhe punonjësve të medias.
Greva e përgjithshme është një aksion i studentëve, punëtorëve dhe qytetarëve që po marrin pjesë në protesta në të gjithë vendin.
“Për shkak të domosdoshmërisë së raportimit me kohë dhe të vërtetë, anëtarët e Koalicionit u bëjnë thirrje mediave dhe punonjësve të mediave që të ndërpresin punën për 15 minuta dhe të raportojnë për grevën e përgjithshme në Serbi për periudhën e mbetur. Gjatë asaj periudhe, në kanalet e komunikimit të anëtarëve të Koalicionit do të shfaqet një ilustrim i Marko Somborcit. “Ftojmë të gjithë kolegët tanë t’i bashkohen këtij aksioni dhe për 15 minuta ekranet televizive do të errësohen, duke shfaqur vetëm ilustrimin e Somborcit dhe stacionet radiofonike të ndërpresin programet e tyre për 15 minuta”, njoftoi NUNS.
Krahas këtij aksioni, NUNS po i fton edhe të gjithë qytetarët e tjerë të Serbisë që t’i bashkohen grevës.
“Ftojmë të gjithë qytetarët e tjerë të Serbisë që të na bashkohen nesër në ora 11:15 para ndërtesave të shërbimit publik të mediave në Beograd dhe Novi Sad dhe në këtë mënyrë të mbështesin zërat e guximshëm të sindikatave individuale, punëtorëve në RTS dhe RTV. Ata kërkojnë ndryshim të politikës editoriale, si dhe dorëheqje të stafit drejtues në këto media. Në këtë mënyrë të gjithë mund të japim një kontribut modest në grevë dhe nderim të të ndjerëve në Novi Sad në periudhën nga ora 11:52 deri në 12:07”, tha NUNS.
![Generalni štrajk - Marko Somborac](https://bujanovacke.co.rs/wordpress/wp-content/uploads/2025/01/Ilustracija-Marko-Somborac-662x400.jpg)
GREVË GJENERALE: TË PREMTEN EDHE BUJANOVAÇKE PËRKRAH STUDENTËVE
Bujanovačke23. Jan 2025.FILLIMI, SHOQËRI0
Previous PostARKIVI I TUBIMEVE PUBLIKE: BG 55.000, NISHI 10.500, NS 22.000, JAGODINA 14.000
Next PostDORËHIQET SHEFI I KABINETIT TË KRYETARIT TË KOMUNËS