VUÇIQ: DO TË PUNOJMË NË NGRITJEN E BESIMIT TË SHQIPTARËVE NË SHTET

Bujanoc, 23. qershor 2021. Pavarësisht nga fakti që serbët në komunën e Bujanocit nuk janë përshirë në pushtetin lokal dhe se të drejtat e tyre po u mohohen në çdo mënyrë, do të punohet në ngritjen e besimit të shqiptarëve në shtet, tha dje në Kuvendin e Serbisë presidenti Aleksandër Vuçiq.

– Për shkak të sjelljes sonë të përgjegjshme, qasjes më serioze dhe pjesërisht të ndryshuar, besoj se do të ndryshoni qasjen tuaj ndaj popullit serb dhe përfaqësuesve të tij politikë – tha Vuçiq.

Kjo ishte përgjigja e tij ndaj deputetes nga Bujanoci, Nadije Beqiri, e cila foli, ndër të tjera, për moszhvillimin e komunave ku jetojnë shqiptarët dhe mungesën e investimeve.

– Banja e Bujanocit është e një rëndësie të jashtëzakonshme për të gjithë ne dhe unë ju jap fjalën time se ne do të bëjmë më të mirën për të sjellur atje një investitor – tha ai.

Ai shtoi se shteti do të përpiqet të gjejë një investitor të mirë edhe për Gumoplastikën.

-Por jo vetëm për Gumoplastikën, në mënyrë që të mos më thoni se ka të bëjë vetëm me pjesën lindore të komunës së Bujanocit, ku jetojnë kryesisht serbë, por ne jemi të gatshëm ta bëjmë edhe në pjesën perëndimore, pavarësisht nga fakti se serbët u përjashtuan nga qeverisja komunale, atyre u mohohen të drejtat e tyre në çdo mënyrë – tha presidenti.

Përndryshe, ai kohët e fundit kishte folur për Banjën e Bujanocit dhe Gumoplastikën në një ceremoni në manastirin Prohor i Pçinjës, por gjithashtu edhe më shumë se dy vjet më parë, gjatë një vizite në Bujanoc.

Në lidhje me mosnjohjen e diplomave të Kosovës në Serbi, çështje kjo që përfaqësuesit politikë shqiptarë në jug të Serbisë e theksojnë vazhdimisht, Vuçiq tha se ata nuk thonë se nga 38, 28 diploma u pranuan.

Disa të tjerë nuk pranuan asnjë (diplomë) serbe sepse nuk e njohin Universitetin e Prishtinës të zhvendosur në Mitrovicë. Ne kishim një vërejtje sepse do të duhej të pranonim ato diploma që nuk kanë forcën e duhur dhe provën e vërtetuar të njohurive të fituara, sepse ka një hiperprodhimi të fakultetetee në Kosovë. Sidoqoftë, ne ishim të gatshëm ta pranonim atë, nëse pala shqiptare do të pranonte atë që është normale dhe që është një nivel shumë më i lartë i njohurive dhe arsimit, dhe kjo është ofruar nga Universiteti i Prishtinës në Mitrovicë, por ata e refuzuan një propozim të tillë – theksoi Vuçiq .

Ai raportoi në Kuvend mbi dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës, gjatë të cilit pati një diskutim të aspër me deputetin nga Bujanoci, Shaip Kamberi për të cilin Bujanovaçke kishte raportuar dje.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *