fbpx

DEPONI TE GUMOPLASTIKA, SHITËSIT LUSIN KOMPETENTËT TË REAGOJNË

Bujanoc, 22. qershor 2021. “Shiheni këtë katastrofë në qendër të Bujanocit”, thonë shitësit në tregun e mallrave përreth kësaj fabrike, duke treguar grumbullin e mbeturinave rreth kontejnerit.

– Punonjësit e “Komunalisë” vijnë dhe zbrazin kontejnerin, i cili ka vrima të mëdha anash, por ata nuk i marrin këto plehra që bien dhe hidhen përreth, por largohen nga këtu, ndërsa kontejneri sikur është bosh – thotë një nga shitësit.

Në oborrin e fabrikës, përbri tregut të mallërave është edhe parkingu, ndërkaq ngjitas me oborrin e saj është edhe pika e ndalesës së autobusëve dhe taksive, andaj në këtë hapësirë burim infeksionesh çdo ditë kalojnë një numër i madh i qytetarëve.

Kjo është qendra, mbeturinat hidhen këtu nga kafenetë, kafiteritë aty pranë, ndërsa kontejneri është i dëmtuar. Ne pamë që ata vendosën kontejnerë të rinj në qytet, por jo edhe këtu, ku ka më së shumti nevojë – thonë tregtarët.

Ata thonë se duan të apelojnë tek autoritetet përmes Bujanovaçke-s që “t’i kushtojnë të paktën pak vëmendje vendit ku ata fitojnë jetesën e tyre”.

– Njerëzit duhet të kalojnë nëpër deponi deri te tezgat tona, kjo është gjithçka që na shqetëson. Le të vendosin kontejnerë të rinj dhe t’i zbrazin dhe pastrojnë rregullisht, kjo është gjithçka që ne po kërkojmë – thonë shitësit.

Bujanovaçke më parë raportoi se Komuna ka caktuar një milion dinarë për blerjen e 20 kontejnerëve të rinj, të cilët do t’i dorëzohen NP “Komunalia”.

Drejtori i ndërmarrjes, Ruzhdi Halili, atëbotë kishte njoftuar se kontejnerët do të vendoseshin në pikat kritike të qytetit.




Leave a Reply

Your email address will not be published.