NË BOROC PËRFUNDON “GODITJA E RRUFESHME 2021”

Bujanovaçke, 25 qershor 2021.

Bujanoc, 25 qershor 2021. Në terrenin stërvitor “Boroc” afër bujanocit, Ushtria Serbe kreu një stërvitje të përbashkët taktike me të shtënat luftarake “Goditja e rrufeshme 2021”.

Në stërvitjet e mbajtura në Boroc mori pjesë Brigada e katërt e Ushtrisë tokësore ndërsa ka të bëjë me stërvitje taktike për kryerjen e një operacioni kundër operacionit kryengritës, njoftoi Ministria e Mbrojtjes.

“Në kushte afër realitetit, praktikoheshin procedurat dhe puna e komandës dhe njësive të Ushtrisë Serbe, nga vëzhgimi dhe zbulimi i vendosjes luftarake të armikut deri në prishjen dhe shkatërrimin e forcave kryengritëse dhe stabilizimin e situatës,” njoftoi Ministria e Mbrojtjes. .

Aktivitetet në poligonin “Boroc” janë pjesë e një stërvitje të përbashkët të kryer në tetë vende të ndryshme, në të gjithë Serbinë, nga njësitë e Ushtrisë tokësore në bashkëpunim me Forcat Ajrore dhe Mbrojtjen kundërajtore, me Brigadën e 72-të të Operacioneve speciale dhe Brigadën 63 të Parashutistëve.

Komandanti i Ushtrisë tokësore, Gjeneral- nënkoloneli Millosav Simoviq, stërvitjen dhe profesionalizmin e pjesëtarëve të Brigadës së katërt të Ushtrisë tokësore e vlerësoi si shumë të mirë.

Ushtrimi në “Boroc” ishte i gjashti me radhë dhe do të pasojnë edhe stërvitjet në poligonin “Megja” afër Leskocit, ku aftësitë e tyre do t’i tregojnë pjesëtarët e Policisë ushtarake të Batalionit të 3-të të Policisë ushtarake – i cili është i vendosur në Nish, dhe Vranjë, ndërkohë që ato do të mbahen edhe në Peshter, me ç’rast mbi 2000 pjesëtarë të Ushtrisë tokësore, Forcave Ajrore dhe Mbrojtjes kundërajrore dhe të njësive speciale të ushtrisë do të ekzekutojnë në operacion të madhë sulmues, në prani të udhëheqjes së lartë shtetërore dhe ushtarake, kur edhe do përfundojë stërvitja “Goditja e rrufeshme 2021 “.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *