Përparimtarët peng i premtimeve të koalicionit qeverisës në Preshevë

Shkruan: N. Stevanoviq

Bujanoc, 12 maj 2022. (Foto: Branko Trajkoviq) – Kryetari i këshillit lokal të Partisë përparimtare serbe (PPS) në Preshevë, Branko Trajkoviq, nuk është zgjedhur nënkryetar i kuvendit lokal, siç ishte paralajmëruar më herët. Trajkoviq ka konfirmuar informacionin, të cilin paraprakisht e ka transmetuar Bujanovaçke, se në mbledhjen e djeshme është dashur të zgjedhej nënkryetar, por nuk ka mundur të thotë për arsyet e moszgjedhjes së tij.

– Është e vërtetë se unë isha kandidatë për nënkryetar të Kuvendit, ndërsa edhe pritej që të zgjedhesha në këtë pozitë. Propozimi ishte edhe në materialin e dërguar për këtë seancë. Nuk mund të komentoj arsyet pse kjo nuk ka ndodhur – thotë Trajkoviq.

Shumica e re qeverisëse në Preshevë, e përbërë nga Alternativa për ndryshim e Shqiprim Arifit dhe Lëvizja për reforma e Sami Salihut, për nënkryetar të Kuvendit, në vend të Branko Trajkoviqit, ka zgjedhur Hamdi Fejzullahun.

Trajkoviq tha se ai dhe një këshilltar tjetër nga lista e përparimtarëve nuk morën pjesë në punimet e Kuvendit komunal, të mërkurën.

Se si dhe pse ka ndodhur një kthesë e tillë, nuk ka mundur ta shpjegojë as shefi i Alternativës në Bujanoc, Arbër Pajaziti.

Njohësit e situatës politike në Preshevë supozojnë se kishte një presion të fuqishëm mbi qeverisjen aktuale, që për pasoj shkaktoi këtë tërheqje të përkohëshme, nga zgjedhja e përparimtarit Trajkoviq në pozitën e nënkryetarit, përkatësisht të hyrjes së PPS në qeverisjen lokale.

 


TAG


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *