Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 16 nëntor 2022. (foto nga arkivi) – Janë shtyer zgjedhjet për këshillat e bashkësive lokale në komunën e Bujanocit të parapara të mbahen më 4 dhjetor, siç ishte vendosur paraprakisht, ndërsa data e re do të përcaktohet më vonë. Vendimin për pezullimin e të gjitha aktiviteteve zgjedhore e ka marrë kryetari i Kuvendit të Komunës së Bujanocit, Enver Ramadani.
Arsyeja e parë për shtyrjen e zgjedhjeve është se buxheti komunal nuk ka mjaftueshëm para për realizimin e tyre.
Ramadani më 17 tetor ka marrë vendim për shpalljen e zgjedhjeve për bashkësitë lokale, ndërsa si datë ishte caktuar 4 dhjetori, për të cilën ka shkruar Bujanovaçke.
Ndër arsyet e vonesës së vendimit është mbajtja e referendumit për ndryshimin e Kushtetutës këtë vit, pastaj zgjedhjet parlamentare më 3 prill, përsëritja e tyre për disa herë me radhë në Tërnoc , regjistrimi i popullsisë në tetor dhe në fund zgjedhjet për këshillat kombëtarë, të mbajtur të dielën.
SHTYHEN ZGJEDHJET PËR BASHKËSI LOKALE, KOMUNA NUK KA PARA
Bujanovačke17. Nov 2022.FILLIMI, POLITIKË0
Previous PostEKONOMITË FAMILJARE NË JUG JETOJNË ME 67.000 DINARË NË MUAJ
Next PostPËR DËMET E SHKAKTUARA NGA STUHIA, KOMUNA NDANË 7.8 MILIONË DINARË PËR QYTETARËT