fbpx

SHTYHEN ZGJEDHJET PËR BASHKËSI LOKALE, KOMUNA NUK KA PARA

Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 16 nëntor 2022. (foto nga arkivi) – Janë shtyer zgjedhjet për këshillat e bashkësive lokale në komunën e Bujanocit të parapara të mbahen më 4 dhjetor, siç ishte vendosur paraprakisht, ndërsa data e re do të përcaktohet më vonë. Vendimin për pezullimin e të gjitha aktiviteteve zgjedhore e ka marrë kryetari i Kuvendit të Komunës së Bujanocit, Enver Ramadani.
Arsyeja e parë për shtyrjen e zgjedhjeve është se buxheti komunal nuk ka mjaftueshëm para për realizimin e tyre.
Ramadani më 17 tetor ka marrë vendim për shpalljen e zgjedhjeve për bashkësitë lokale, ndërsa si datë ishte caktuar 4 dhjetori, për të cilën ka shkruar Bujanovaçke.
Ndër arsyet e vonesës së vendimit është mbajtja e referendumit për ndryshimin e Kushtetutës këtë vit, pastaj zgjedhjet parlamentare më 3 prill, përsëritja e tyre për disa herë me radhë në Tërnoc , regjistrimi i popullsisë në tetor dhe në fund zgjedhjet për këshillat kombëtarë, të mbajtur të dielën.




Leave a Reply

Your email address will not be published.