PARTNERËT E BASHKËQEVERISJES NË BUJNAOC NA TRADHËTUAN NE, DHE IDENË “PËR MË SHUMË KOSOVË NË LUGINË”

Shkruan: N. Stevanoviq

Bujanoc, 14 janar 2023. Për shkak të mosformimit të shumicës në Këshillin Kombëtar të Shqiptarëve (KKSH), mundn të vie deri te shpërbërja e koalicionit qeverisës në komunën e Bujanocit. Një ditë pas skadimit të afatit për zgjedhjen e kryetarit të KKSH-së dhe vendosjes së pashmangshme të masave të përkohshme në këtë institucion, Shaip Kamberi nga Partia për Veprim Demokratik (PDD) akuzoi partnerët e koalicionit në pushtetin lokal –Partinë demokratike (PD) të Nagip Arifit dhe Lëvizjen e Progresit Demokratik të Shqiprim Musliut – se kanë shkelur parimet e koalicionit dhe kanë destabilizuar situatën politike.
PVD në ditët në vijim do të vendosë për strategjinë e veprimit politik, pjesë përbërëse e së cilës është koncepti “Më shumë Kosovë e më shumë Shqipëri në Luginë”, i cili u përdhos të premten nga dy partnerët tanë të koalicionit në pushtetin lokal në Bujanoc. Kryetari i Bujanocit (Arifi) dhe nënkryetari (Musliu) më në fund dje i thanë JO Kosovës në Luginë. Kjo politikë, e cila synon ndarjen e Luginës së Preshevës nga Kosova, do të marrë përgjigjen e duhur, thonë nga partia e Kamberit.
Se a do të jetë përgjigja që PVD-ja të mohojë mbështetjen e tetë këshilltarëve të saj për shumicën aktuale në Kuvendin e Bujanocit (PD-PVD-LDP), do të dihet së shpejti, mirëpo një gjë e tillë nuk përmendet në njoftim.
E premtja (13 janar) ishte dita e fundit për arritjen e marrëveshjes mes këtyre tri partive dhe zgjedhjen e kryetarit të ri të KKSH-së ndërkaq në seancën e konvokuar mbrëmë vonë nga ish-presidenti Ragmi Mustaf nga PVD, erdhën vetëm anëtarët e kësaj partie.
Dështimi për të zgjedhur një udhëheqje të re të Këshillit do të rezultojë në emërimin e një organi të përkohshëm nga Ministria e të Drejtave të Njeriut dhe të Pakicave, që do të pasohet me zgjedhje të reja.
Për këtë PVD akuzon Arifin dhe Musliun, për të cilët thotë se nuk e kanë dëgjuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
-Pas përpjekjeve të vazhdueshme që nga 15 nëntori 2022 dhe përfundimisht edhe pas përpjekjes së fundit të ndërmjetësimit të kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, nuk u formua shumica e re për udhëheqjen e Këshillit. PD dhe LPD nuk pranuan të bashkohen me platformën tonë “Të vazhdojmë së bashku për më shumë Kosovë dhe Shqipëri në Luginë” – sipas PVD.
Musliu dhe partia e tij u akuzuan për shantazh, për shkak të kërkesës që posti i kryetarit të KKSH-së t’u takojë, edhe pse fituan vetëm dy mandate në këshill, kërkesë kjo e cila gëzoi mbështetjen e tërthortë të Arifiti.
Sipas partisë së Kamberit, Shqiprim Musliu refuzoi të gjitha propozimet për një kompromis, si p.sh. ndarja e mandatit të presidentit të KKSH-së, në mënyrë që kandidati i PVD-së, Ragmi Mustafa, të vazhdojë të udhëheqë Këshillin edhe për dy vjet, dhe më pas t’ia kalojë postin një kandidati nga partia e Musliut për dy vitet e ardhshme.
PVD shpreh shqetësimin e saj më të thellë për degradimin përfundimtar të vullnetit të popullit të shprehur në zgjedhje, por edhe në institucionin e vetëm shqiptar në Luginën e Preshevës. Ne e konsiderojmë të rrezikshme dhe destabilizuese vendosjen e rregullave të reja të mosnjohjes së fituesve të zgjedhjeve – thonë partia fituese e zgjedhjeve të NSA-së më 13 nëntor.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *