fbpx

SHTËPIA E SHËNDETIT: NË BUJANOC NUK KA TË SËMURË NGA FRUTHI

Bujanoc, 13 janar 2023. Në Bujanoc nuk ka raste të regjistruara të fruthit, por shtrirja e vaksinimit mund të jetë më e madhe, thanë për portalin tonë nga Shtëpia e shëndetit.

– Edhe pse situata nuk është e keqe, gjithmonë ka vend për të përmirësuar gjërat dhe për të rritur ndërgjegjësimin, veçanërisht te prindërit e rinj, për rëndësinë e imunizimit me vaksinën MMR – thotë drejtoresha Dr. Daliborka Pavlloviq.
– U bëj thirrje prindërve të rinj që të mos jenë aq dyshues dhe t’i besojnë mjekësisë dhe shkencës në përgjithësi, sepse nuk ka pse imunizimi të vonohet kaq shumë – thotë ajo.
Këtë javë në Serbi u konfirmuan rastet e para të lisë.
Drejtori theksoi rëndësinë e vaksinës Gardasil, gjegjësisht vaksinës kundër virusit HPV dhe përkujtoi qytetarët se vaksina është falas dhe e disponueshme në Shtëpinë e shëndetit në Bujanoc.
– Ka një reagim shumë të dobët për vaksinën kundër virusit HPV, deri më tani janë vaksinuar vetëm 13 fëmijë. Ka aq shumë mosbesim te prindërit ndërkohë që fatkeqësisht aq shumë femra sëmuren nga kanceri i qafës së mitrës, sa që besoj se duhet të punohet seriozisht në sensibilizimin dhe të vëmë në dukje rëndësinë e madhe të kësaj vaksine – thotë drejtoresha e Shtëpisë së shëndetit.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *