SHPËRDORIMI I LIGJIT: NË SHËNJESTËR EDHE SHKOLLAT E BUJANOCIT

Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 12. shtator 2023. (Foto N1) – Tashmë shkollat në komunën e Bujanocit janë në shënjestër të individëve të cilët në mënyrë flagrante abuzojnë me Ligjin për qasje të lirë në informata me rëndësi publike, duke i bombarduar ato me kërkesa të pakuptimta për informata krejtësisht të parëndësishme. I vetmi synim është mbledhja e shpenzimeve gjyqësore në marrëveshje me avokatët që paraqesin padi në gjykatë, nëse shkollat vonohen ose nuk përgjigjen fare, pra nëse nuk veprojnë në përputhje me ligjin e lartpërmendur.
Në rastin e fundit, më 8 shtator, një farë Lilana nga Beogradi ka kërkuar nga disa shkolla fillore të Bujanocit informacione për shpenzimet në emër të shpenzimeve materiale dhe shpenzimeve të derivateve dhe energjisë për vitin 2021, është konfirmuar për portalin tonë.
Shkollat kanë 15 ditë për t’iu përgjigjur ose do të gjobiten deri në 50.000 dinarë, të cilat shkojnë në buxhetin e shtetit, por edhe disa dhjetëra mijëra, ndoshta edhe 100.000 në emër të shpenzimeve gjyqësore që mund të kërkojë avokati i parashtruesit të kërkesës së informacionit.
Siç mësuam në njërën nga shkollat, ky është vetëm rasti i fundit në një seri të rasteve të keqpërdorimit klasik të Ligjit për qasje të lirë në Informacione të rëndësisë publike.
– E dini sa kohë do të shpenzojmë vetëm për t’iu përgjigjur kërkesës së fundit? Një person fizik nga Beogradi kërkon të dhëna nga viti 2021 për derivatet e shpenzuara të një shkolle rurale në komunën e Bujanocit, me të vetmen arsye: Shpresojnë se nuk do të përgjigjemi dhe që kjo të përcillet me kosto marramendëse. Dhe bëhet fjalë për një numër të madh kërkesash të tilla, fjalë për fjalë na bombardojnë, sikur punonjësit të merren vetëm me këtë. Abuzimi me ligjin ka marrë hov aq sa është bërë i padurueshëm – thonë bashkëbiseduesit tanë.
Për këtë është në dijeni edhe Komisioneri për informimacione të rëndësisë publike, i cili mendon se për shkak të personave të tillë nevojiten disa ndryshime në ligjin ekzistues.
Paraprakisht në shënjestër kanë qenë bashkësitë lokale në komunën e Bujanocit, për çka ka shkruar Bujanovacke.
Tani me sa duket shkollat po përballen me sulme këtij lloji.
Nuk u kursye as Komisioneri, e Bujanovacke ka shkruar edhe për Vranjasin që e ka varrosur këtë institucion me ankesa me shpresën se nuk do të zgjidhen brenda afatit.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *