MË TË RINJTË NGA BUJANOCI SHEMBULL PËR TË MOSHUARIT: QË FJALËT E SHËMTUARA TË BËHEN TË BUKURA

Bujanoc, 3. janar 2024. – Nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme nga Bujanoci, me koordinim të Grupit 484, organizuan lojëra tetëdrejtimëshe dhe kujtese për bashkëqytetarët në shesh me një paralajmërim të këndshëm prë festat e Vitit të Ri me humor të mirë.
-Grupi 484 ka disa vite që punon në Bujanoc me fëmijët e shkollave fillore dhe të mesme, dhe në një sërë punëtorish të ndryshme këtë vit jemi angazhuar në gjetjen e fjalëve të bukura dhe të përbashkëta, sepse na duket se ka një distancë të konsiderueshme mes komuniteti serb dhe atij shqiptar, dhe se për shkak të mosnjohjes së gjuhës nuk mund të vendosim komunikim të ndërsjelltë – shpjegon për Bujanovaçke, Vanja Shtuliq nga Grupi 484.
Ata gjetën, siç thotë ai, mbi njëqind fjalë të zakonshme që erdhën në gjuhën tonë nga kontinente të ndryshme dhe i kategorizuan në “fjalë me shije” dhe “pika takimi”. Bënë një shifër tetë dhe i ftuan bujanocasit të bashkohen me ta në gjetjen e fjalëve. Loja e dytë ishte “Intercool memori(j)e” në të cilën qytetarët gjetën letra me të njëjtat fjalë në shqip dhe serbisht.
Fëmijët thonë se lojërat, në të cilat ata përfshijnë bashkëqytetarët e tyre, janë më interesantet për ta.
Lluka Petrov, nxënës i klasës së tetë të SHF “Branko Radiçeviq”, na tha se shoqërimi me nxënës të grupeve tjera kombëtare është gjëja më e bukur në manifestime të tilla, ndërsa fjalën më të bukur e veçoi “dashurinë”.
Kujtimi(et) Intercool mund të përdoret kudo: në kafene, në shkollë, në pushime, në shesh dhe qëllimi është të tregohet se gjuha nuk është pengesë për lojën e përbashkët, mësimin dhe shoqërimin e të rinjve nga mjediset multikulturore.
Kërkonim fjalë të zakonshme dhe të bukura në të njëjtën kohë. Në njërën nga punëtoritë jemi marrë edhe me riciklimin e fjalëve të shëmtuara, gjegjësisht kemi bërë të bukura nga pjesët e fjalëve të shëmtuara dhe ajo lojë ka shkuar mjaft mirë me nxënësit – shtoi Shtuliq.
Projekti i organizuar nga Grupi 484 mbështetet nga fondacionet Smart dhe Pestaloci, si dhe nga Trupi Koordinues për jugun e Serbisë.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *