ARTISTI I NJOHUR I ESTRADËS ME 70 PAKO I GËZON VOGLUSHËT ROMË NË BUJANOC

Bujanoc, 3. janar 2024. – Pas përpjekjeve të pasuksesshme që fëmijët e komunitetit rom nga Bujanoci, të cilët ndjekin programin përgatitor parashkollor, të marrin pako për Vitin e Ri, një artist i estradës kontaktoi edukatorin Shuki Demiroviq dhe dhuroi 70 pako në vlerë prej 46.400 dinarë.
Me afrimin e Vitit të Ri, ne kërkuam ndihmë për pakot, por humbëm kohën. Kemi shkruar në adresat e disa organizatave humanitare, por fatkeqësisht askush nuk ka dashur t’i ndihmojë fëmijët romë në Bujanoc – thotë për Bujanovaçke edukatori Shuki Demiroviq, i cili na ka kontaktuar përmes aplikacionit Lajmëro Bujanovaçke.
Pas përpjekjeve të pasuksesshme për të gëzuar të vegjlit e komunitetit të tij për festat e fundvitit, Demiroviq më në fund mori një lajm të mirë.
– Fillimisht na kontaktoi organizata IDC nga Beogradi, anëtarët e së cilës na thanë se mund të ndihmonin duke dhuruar këpucë për fëmijë. Të nesërmen mora reagime nga një artist i estradës, që mund të them se është një humanist i madh dhe një njeri me zemër të madhe, i cili dhuroi 70 pako, por donte të mbetej anonim – shpjegon Demiroviq.
Sipas tij, vlera e pakos është 46.400 dinarë.
– Përfitoj nga rasti të falënderoj donatorin tonë, në emër të fëmijëve, prindërve, edukatorëve dhe drejtorit të shkollës. Në të njëjtën kohë, ju uroj të gjithëve festat e fundvitit – thotë Demiroviq për portalin tonë.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *