FLAMURI I SHQIPTAR NË QENDRË TË PRESHEVËS, NË VENDIN KU ISHTE VENDOSUR LAPIDARI KUSHTUAR I UÇPMB-ës

Bujanoc, 22. janar 2024. – Gjatë fundjavës, në vendin ku 11 vjet më parë, pjesëtarët e xhandarmërisë hoqën nga qendra e Preshevës monumentin e luftëtarëve të rënë të Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit (UÇPMB), në shenjë kujtimi të asaj ngjarjeje u vendos flamuri i Shqipërisë.
Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, thotë se ishte “një nga ditët më të zeza që i ndodhi popullit shqiptar në Luginën e Preshevës”.
“Më 20 janar, forcat serbe hoqën monumentin e ngritur për nder të luftëtarëve të rënë dhe çlirimtarëve të Preshevës. Për familjet e luftëtarëve të rënë, qytetarët nga e gjithë Lugina e më kjo ngjarje ishte një përjetim i rëndë. Ai veprim e gjunjëzoi politikën lokale të asaj kohe, e cila në atë kohë u ishte mirënjohëse totalitarëve në krye të shtetit”, ka shkruar Arifi në Facebook.
Ai deklaroi se shqiptarët do ta kujtojnë dhe do ta respektojnë përgjithmonë çdo emër që është gdhendur në monument.
Këtë ngjarje e ka kujtuar edhe kryetari i Degës së Partisë për Veprim Demokratik (PVD) në Bujanoc, Ragmi Mustafi:
“Me heqjen e dhunshme të Lapidarit që përjetësoi 28 dëshmorë të luftës para ndërtesës së Komunës në Preshevë, Serbia e ka konfirmuar se sa larg është nga njohja e vlerave tona liridashëse dhe idealeve të Luginës sonë. Ndërkohë, vendi i Lapidarit na kujton se si Serbia është e gatshme të fillojë të poshtërojë shqiptarët”, njoftoi Mustafa dhe shtoi se as 11 vjet më vonë nuk dihet se ku ka përfunduar monumenti.
Në vitin 2012, monumenti është vendosur në platonë përballë ndërtesës së Administratës Komunale në Preshevë dhe është hequr më 20 janar 2013.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *