NËNTË AKSIDENTE TRAFIKU GJATË VIKENDIT, NJË PERSON ME LËNDIME TË RËNDA

Bujanoc, 22. janar 2024. – Në rajonin e Pçinjës, I cila është nën juridiksionin e Drejtorisë së Policisë në Vranjë, gjatë fundjavës së kaluar (nga 19 deri më 21 janar) janë regjistruar 9 aksidente trafiku, njofton policia.
Sipas njoftimeve, një person ka pësuar lëndime të rënda, ndërsa tre persona janë lënduar lehtë.
Të shtunën, më 20 janar, rreth orës 14, në rrugën shtetërore të rrendit së dytë, në afërsi të Preshevës, ka ndodhur një aksident trafiku, ku një veturë BMW, e cila ishte duke lëvizur nga drejtimi i Preshevës në drejtim të Bujanocit, ka dalë nga rruga. Njoftoi Policia e Vranjës.
Aksidenti ka ndodhur kur shoferi (32), shtetas i huaj, ka goditur me veturën e tij rrethojën mbrojtëse metalike dhe ka dalë nga rruga, ndërsa pasagjerja në automjet (34 vjeçe) ka pësuar lëndime të rënda.
Ajo ka pranuar ndihmë mjekësore në Qendrën shëndetësore në Vranjë.
“Dy persona janë ndaluar për drejtimin e një automjeti nën efektin e alkoolit”, thuhet në njoftim.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *