DYSHIME MBI HAPJEN E NJË VENDI TË PUNËS NË KOMUNË: KËSHILLTARI PATJETËR TË JETË KIMIST

Shkruan: N. Stevanoviq

Bujanoc, 9 tetor 2020 – Administrata komunale në Bujanoc hapi vendin e ri të punës për inspektor të arsimit – titulli këshilltar, por në pjesën e kushtit që duhet plotësuar për punësim thuhet se duhet të jetë kimist, tregon mundësinë e punësimit partiak ose të ndonjë familjari të afërm.

Pse inspektori i arsimit do të duhej të ishte master i kimisë dhe nëse me këtë kusht ky vend pune po i “rezervohet” ndonjë kandidati të caktuar, përgjigjet i kërkuam nga kryeshefi Administratës komunale, Nasim Rexhepi, i cili thotë se ky është “një kusht ligjor”.

– Sipas ligjit, kjo detyrë mundë të ushtrohet prej personave me përgatitje të ndryshme profesionale – thotë Rexhepi, por ai nuk shpjegoi pse Komuna po kërkon pikërisht një kimist në këtë vend pune.

Në praktikë kjo do të nënkuptonte se në mesin e kandidatëve të paraqitur me diplomë të juridikut, profesorit apo ekonomistit, përparësi do të ketë një kimist, gjë e cila na shpie në dyshimin se ky vend pune po hapet para së gjithash me qëllim që në pagën komunale të akomodohet dikush nga radhët e kuadrove partiake, apo të ndonjë familjari.

Të enjten, Këshilli komunal miratoi ndryshimet në Rregulloren për sistematizimin e vendeve të punës në Administratën Komunale, për të cilat Rexhepi në seancë tha se kishte marrë pëlqimin e Sindikatës.

Sidoqoftë, në dokumentin në të cilin sindikata e Administratës Komunale jep një mendim pozitiv mbi propozimin e kryeshefit, pozita e këshilltarit të inspektorit arsimor nuk përmendet fare.

Rexhepi thotë se ai e paraqiti atë propozim më vonë, gjatë seancës dhe kjo është arsyeja pse nuk është në dokumentin për të cilin sindikata dha pëlqimin e saj, në të cilin Bujanovaçke kishin pasur qasje.

Komuna e Bujanocit ka një inspektor arsimor nga komuniteti shqiptar, ndërsa vendi i dytë, i rezervuar për kandidatin serb, ka qenë i lirë për vite me radhë për arsye të panjohura.

Sipas kontrollit të kryer nga inspektori republikan për administratë dhe gjetjeve të tij del se Inspektori aktual arsimor, i cili së shpejti do ta ketë një kimist për këshilltar, nuk i plotëson të gjitha kushtet për atë vend pune, sepse ai nuk e ka provimin për inspektor. Këtë e kumtoi dje në seancën e Këshillit komunal kryetari i Komunës së Bujanocit Nagip Arifi.

I njëjti rast është edhe me njërin prej kryeshefave në Administratën komunale i cili nuk e ka përgatitjen e duhur profesionale.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *