fbpx

NË BUJANOC PA RASTE TË REJA ME COVID-19

Bujanoc, 8 tetor 2020 – Gjatë javës së kaluar nuk ka pasur asnjë rast të ri Covid 19 në Bujanoc, ndërkaq numri i rasteve të regjistruara është akoma 199 që nga fillimi i pandemisë, tha Dr. Daliborka Pavloviq, drejtoreshë e Shtëpisë së shëndetit Bujanoc.

Ajo shtoi se janë duke u pritur rezultatet e testimit të 10 personave, përfshirë edhe të testuarit për herë të dytë.

– Situata në komunë është e qetë, përfundoi ajo.

Shtabi komunal për situata të jashtëzakonshme njoftoi se nga sot do të ketë një kontroll të rrept të respektimin e orarit të punës së objekteve hotelierike, kazinove dhe bastoreve.




Leave a Reply

Your email address will not be published.