KAMBERI THOTË SE ARRESTIMET NË KOMUNALI JANË PRESION MBI SHQIPTARËT, ARIFI NUK ËSHTË DEKLARUAR ENDE

Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 04 prill 2023. I vetmi politikan i këtushëm që ka folur për arrestimin javën e kaluar të ish-drejtorit dhe drejtorit aktual të NP “Komunalia” në Bujanoc është deputeti dhe kryetar i Partisë për Veprim Demokratik (PVD) Shaip Kamberi. Ai thotë se arrestimet e zyrtarëve lokalë në Bujanoc janë metodë e pushtetit qendror për të ushtruar presion ndaj shqiptarëve.
Për arrestimin ende nuk ka reagim nga pushteti komunal, përkatësisht nga kabineti i kryetarit të komunës Nagip Arifi, staf i të cilit është drejtori aktual Ruzhdi Halili, edhe pse Bujanovaçke sot ka kërkuar koment për këtë temë. Halili nuk u është përgjigjur as pyetjeve të Bujanovaçkes.
Ai dhe paraardhësi i tij si drejtor, Adem Hasani, u arrestuan më 29 mars për shlyerjen e borxheve ndaj ndërmarrjes komunale ndërsa u liruan të nesërmen.
“Gjatë muajve të kaluar, në të njëjtat rrethana, me urdhër të Prokurorisë Speciale në Nish, janë arrestuar disa zyrtarë lokal të cilët kanë qëndruar disa orë në Nish dhe më pas ndaj tyre ka filluar procedura e rregullt. Kjo lloj sjelljeje kthehet në një formë të re presioni të ushtruar nga autoritetet serbe”, ka thënë Kamberi.
Një vlerësim të ngjashëm ai e bëri në prill të vitit të kaluar, kur policia ndaloi Farush Islamin, ish-menaxherin e likuidues të Drejtorisë për ndërtim, tani Avokat publik komunal.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *