KAMBERI: NDALIMI I VIZITËS SË SVEÇLËS TREGON SE NUK KA NDRYSHUAR RAPORTI I BEOGRADIT NDAJ SHQIPTARËVE

Bujanoc, 5. janar 2024. – Deputeti i Bujanocit Shaip Kamberi dënoi ashpër vendimin e Qeverisë së Serbisë që të mos lejojë ministrin e Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, të vizitojë Bujanocin, Preshevën dhe Medvegjën.
Kamberi tha se ky vendim dëshmon se “megjithë zgjedhjet, Qeveria në Beograd nuk ndryshon, se mbetet paranojake dhe urren çdo gjë shqiptare”.
Sveçla njoftoi të enjten se autoritetet serbe, pa ndonjë shpjegim, e refuzuan kërkesën e tij për të vizituar jugun e Serbisë.
“Vizitat e zyrtarëve të Republikës së Kosovës dhe Shqipërisë në Luginën e Preshevës, jo vetëm që janë të nevojshme, por duhet të shihen si normale, siç ndodh në të gjitha vendet demokratike”, tha Kamberi.
Sipas tij, bashkëpunimi i shqiptarëve të Luginës së Preshevës me Kosovën dhe Shqipërinë “nuk do të ndalet”.

“Bashkëpunimi ynë me Kosovën dhe Shqipërinë nuk duhet të trembë askënd, përkundrazi, duhet përshëndetur, sepse është gjëja më e natyrshme për marrëdhëniet e çdo komuniteti me vendet e tyre amë! Bashkëpunimi ynë me Kosovën dhe Shqipërinë nuk do të ndalet. Beogradi mund të përpiqet, por nuk do të ketë sukses”, tha Kamberi.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *