BIE TAVANI NË SHKOLLËN E SAPORENOVUAR “B. RADIÇEVIQ” NË BUJANOC

Shkruan: I. Jovanoviq
Bujanoc, 17. janar 2024. – Vetëm pesë ditë para fillimit të gjysmëvjetorit të dytë, Shkolla fillore “Branko Radiçeviq” në Bujanoc nuk duket e gatshme për të pritur nxënësit, pas rikonstruksionit dyvjeçar, përkundër njoftimeve nga Komuna. Nga fotot e bëra ditën e mërkurë shihet se puna e pastrimit është në zhvillim e sipër, por edhe klasat janë ende pa tavolina të nxënësve, pra janë vendosur vetëm tabela smart dhe televizorë. Përveç kësaj, ka rënë edhe një pjesë e tavanit në njërin nga tualetet. Këtë e ka konfirmuar drejtori i shkollës, Nenad Tasiq, i cili ka thënë për portalin tonë se të gjithë në shkollë janë të gatshëm, por se asgjë nuk varet prej tyre, sikurse as prej tij personalisht, sepse është duke u pritur për pranimin teknik të objektit të shkollës.
Pyetja nëse shkolla do të jetë gati për mësim nga e hëna, siç thotë ai, nuk është pyetje për të.
-Kjo nuk është një pyetje për mua. Sa për ne jemi gati, shoh që punimet janë drejt përfundimit, por nuk kam informacion tjetër të saktë. Punëtorët tanë ndihmës që nga java e kaluar kanë bërë rregullimin e shkollës, pastrimin dhe para vitit të ri kemi marrë edhe pelet që do të mjaftojnë për ngrohje një deri një muaj e gjysëm, derisa të kryhet prokurimi publik – sqaron. Tasiq.
Vetë drejtori i konfirmoi mangësitë që kemi vërejtur.
-Në njërën nga tualetet ka rënë tavani dhe pllakat në të tri hyrjet nuk janë të niveluara në zero. Ne kemi bërë një listë të të gjitha mangësive që kemi vërejtur dhe do ta dërgojmë atë letër, kështu që presim që ato të eliminohen dhe këtë mund të bëjmë – thotë Tasiq.
Gjithashtu ai na komentoi se klasat ende nuk janë të pajisura me orendi.
-Na thanë se nuk mund të sjellim orenditë derisa të bëhet pranimi teknik, përndryshe jemi gati. Stafi mësimor dhe ndihmës janë të gatshëm, ndërsa na kontaktuan edhe disa prindër të cilët dëshirojnë të ndihmojnë, nëse është e nevojshme. Mobiljet duhet të futen në 19 klasa dhe në zyrën e mësimdhënësve, kështu që besoj se do të mund ta bëjmë këtë deri të dielën në mbrëmje, por pa pranim teknik nuk mund të bëjmë asgjë, përveç pastrimit të hapësirave – thotë Tasiq.
Kryetarja e Drejtoratit komunal për Investime dhe Zhvillim, Fazila Azemoviq, javën e kaluar tha se pranimin teknik i objektit pritet të bëhet këtë javë dhe se leja e përdorimit do të jepet deri më 22 janar. Për këtë kanë mbetur edhe tre ditë.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *